SHPËRNDAJE

Nëse është për t’iu besuar burimeve të Engadge-it, Microsoft është duke u përgatitur për të lansuar tabletin e tij Surface RT me një çmim shumë të volitshëm. Thuhet se në ditën e lançimit ne fund te tetorit tableti do të jetë në dispozicion për blerje me një çmim prej vetëm 200 dollarësh.

Nëse thashethemet tregohen të vërteta, kjo do të thotë se Microsoft do të shiste pajisjen duke dal në humbje. Sipas vlerësimeve, kostoja e materialeve për një pajisje të ndërtuar me kaq kualitet kalon 200 $, por Microsoft mund të përballojë shitjen e pajisjes me një humbje, ndërsa një pjesë do ta kompensonte me shitjen e aplikacioneve, ofertën e shtesave dhe abonimet në shërbime. Në këtë mënyrë, kompania mund të blente në mënyrë efektive aksione në tregun e tabletë-ve.

Sigurisht, ky veprim praktikisht do të shkatërron konkurrencën (dmth. partnerët). Tani për tani dihet se pajisjet me Windows RT përveç Microsoft-it, do t’i ofrojnë edhe Asus, Lenovo, Samsung dhe Dell. |Engadge| |ameble.com|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE