SHPËRNDAJE

Tableti Microsoft Surface Book u lansua në fillim të këtij muaji, çmimet për pajisjen fillojnë nga 1499$ (ose 1323€), por nëse dëshironi të merrni modelin më të avancuar atëherë kjo do t’ju kushtojë shumë më shumë se kaq.

Versioni me karakteristika më të larta i Surface Book vjen me procesor Intel Core i7, hapësirën e brendshme 1TB, dhe kushton 3199$ (ose 2824 €).

Microsoft surface book

Surface Book përmban ekranin 13.5 inç me rezolucion 3000 x 2000 pikselë, dhe vjen me 16GB RAM. Karakteristikat tjera përfshijnë sistemin operativ Windows 10 dhe kameren në të dy anët atë frontale dhe të pasme. Kamera frontale është 5 megapikselë kurse kamera e pasme vjen me 8 megapikselë.

Më shumë detaje në lidhje me tabletin Surface Book mund të gjeni këtu, pajisja nga tani është në dispozicion me para-porosi. /ameble

SHPËRNDAJE