SHPËRNDAJE

Një tabletë të ri me Windows 8 është lansuar ketë javë nga kompania japonze Mouse Computer në formën LuvPad WN1100, i cili është i pajisur me ekran LED 11.6 inç duke ofruar rezolucion prej 1920X1080. Përveç Vizio-s edhe ky model LuvPad WN1100 është i pajisur me procesorin 2-berthamorë 1 GHz AMD Z-60 gjithashtu grafiken Radeon HD 6250 e mbështetura me 2GB RAM.

LuvPad-WN1100

Rëndësia e këtij tableti është se hapësira e brendshme për ruajtje është disku SSD 128GB. Karakteristika të tjera të tij përfshijnë lidhjen Bluetooth 4.0, Wirless-in 802.11n, USB dhe HDMI si dhe baterinë 4700mAh Lithium ion që ofron jetë deri 5.5 orë. Pajisja është shfaqur në shitjen në Japoni me çmim rreth 600 $. Nuk ka informacion se kur do të shfaqet në vende të tjera të botës. |ameble| 

SHPËRNDAJE