SHPËRNDAJE

Tableti Acer Iconia B1 është vetëm njëra ndër pajisjet e mrekullueshme që pritet të publikohet në CES2013, ajo çfarë  e bënë të dallojë këtë pajisje nuk janë vetëm specifikat harduerike por edhe çmimi qe i është vendosur këtij tableti. Acer Iconia B1 është i madhësisë 7-inç dhe pritet që çmimi fillestar gjatë lançimin të tij për shitje te jete jo më i lartë se 149$.

Kjo donë të thotë se Acer po shfaq tabletin më të lire qe kemi ndonjëherë duke marrë parasysh specifikat harduerike dhe brendin.

Disa ueb faqe që merren me shitjen e tabletëve tashmë kanë filluar të shfaqin prototipin e Acer Iconia B1 duke shprehur entuziazmin e tyre për këtë tabletë kaq te mire dhe të lirë.

Specifikat harduerike të Acer Iconia B1 përbejnë madhësinë 7-inç me ekran me 1024×600 pikselë, ka të instaluar Android 4.1.2 Jelly Bean, ka procesorë (dual-core) dy-bërthamorë  MediaTek 8317 1.2GHz dhe RAM memorie 512MB. Hapësira e integruar e këtij tableti është 8GB, por kjo hapësire mund të rritet fale portit të microSD kartës dhe ka një kamerë VGA te përparme qe është në gjendje të regjistroje video të përmasave 720p me densitet 30fps.

Ndër gjërat tjera të mira te këtij tableti janë edhe pesha e tij që është vetëm 308 gram dhe kualiteti i zërit qe ky i fundit prodhon.

 Më poshtë kemi paraqitur imazhet e para të prototipit Acer Iconia B1.

|ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE