Sony është duke vazhduar me lançimin e tabletit të fundit Xperia Z2. Kësaj radhe ishte cak tregu i Malajzisë më ç’rast janë lansuar dy modele 16 GB WiFi dhe 16 GB LTE.

Sony Xpera Z2 Tablet

Tableti Sony Xperia Z2 është një pajisje me platformën Android KitKat, me ekran 10.1 inç që përmban rezolucion të plotë me definicion të lartë prej 1920 x 1080 pikselë. Ky tablet është i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 2.3 GHz nga Qualcomm Snapdragon 801 dhe posedon 3GB RAM memorie.

Karakteristikat e tjera të Sony Xperia Z2 përfshijnë 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 64 GB nëpërmjet kartelës micro SD, kamerën frontale 2.2 megapikselë dhe kamerën frontale 8.2 megapikselë. /ameble