Tag Archives

2 Articles
IPKO sjell 3G-në por, a do t’i bllokoj shërbimet Viber, Tango, Skype etj?

IPKO sjell 3G-në por, a do t’i bllokoj shërbimet Viber, Tango, Skype etj?

Pas vendimit dhe dhënies se dritës së gjelbër nga ARKEP për fillimin e rrjetit 3G në Kosovë, dy operatorët vendor, Vala dhe IPKO, kanë theksuar se janë të gatshëm të fillojnë më shërbime të tilla. Vendimi i Autoritetit, lejon dhe mundëson fillimin e ofrimit të shërbimeve mobile brezëgjera nga ana e operatorëve të rrjetave dhe shërbimeve publike mobile.

Kompania IPKO si duket ka dhënë maksimumin që të jetë e para në ofrimin e shërbimeve 3G në vendin tonë duke filluar nga 1 Dhjetori, në datën kur do të mbahet edhe balotazhi për kryetar të komunave në Kosovë. A do të jetë më atraktive fillimi i shërbimeve dhe mundësive të reja në rrjetin e telefonisë mobile apo zhvillimet politike në vend, mbetet të shihet me 1 Dhjetor :).

[youtube id=”8giZnXW_bsU” width=”600″ height=”350″]

Mirëpo, disa thashetheme janë shpërndarë se operatori IPKO bashkë me lançimin e rrjetit 3G do të bllokoj shërbimet për thirrje dhe mesazhe siç janë Viber, Tango, Skype etj!? Ne, kemi telefonuar kompaninë IPKO dhe kemi marr një konfirmim se nuk do të ketë asnjë ndryshim në shërbimet aktuale të ofruara në telefoninë mobile.

“Pra, nuk do të bllokohet asnjë shërbim apo aplikacion përbrenda rrjetit 3G të ofruara nga IPKO.”

Gjithashtu është cekur së të gjithë ata që përdorin rrjetin GPRS/EDGE automatikisht do të kalojnë në 3G po që se pajisja e tyre përkrahë një shërbim të tillë.

Dallimi në mes të lidhjes që kemi pas deri me tani dhe asaj që pritet të vij 3G, mund ta lexoni këtu|ameble|

Zyrtare: Nga 1 Dhjetori 2013 miratohet rrjeti 3G dhe 4G në Kosovë

Zyrtare: Nga 1 Dhjetori 2013 miratohet rrjeti 3G dhe 4G në Kosovë

ARKEP

 

 

Të nderuar lexues,

Në mbështetje dhe zbatim të dispozitave të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr.04/L-109, parimeve bazë për rregullimin e tregut të komunikimeve elektronike dhe në referim të prioriteteve dhe objektivave strategjike të specifikuara përmes dokumentit kornizë të Politikave të Sektorit të Komunikimeve Elektronike të Qeverisë së Kosovës për periudhën kohore afatmesme të njohur si ‘Axhenda Dixhitale 2013 – 2020’, si dhe me qëllim të arritjes së objektivave rregullatore dhe;

–        realizimit të zgjidhjeve që sjellin përftime dhe dobi më të mëdha për përdoruesit fundor (konsumatorët) në veçanti dhe për ekonominë e vendit në përgjithësi;

–        krijimit të parakushteve për një konkurrencë efektive në një treg dinamik dhe me perspektivë të qartë zhvillimore dhe lehtësisht të planifikueshme dhe parashikueshme nga ana e investitorëve;

–        rritjes së efikasitetit spektral përmes lejimit të sistemeve të reja, të cilat bashkë-ekzistojnë dhe janë kompatibile me sistemet aktuale duke ofruar mundësi më të shumta për operatoret e telefonisë mobile në ofrimin e shërbimeve në nivel vendi,

–        promovimit dhe nxitjes së mëtutjeshme të konkurrencës së lirë dhe efektive në ofrimin e shërbimeve brezgjëra të komunikimeve elektronike mobile;

–        jetësimit të dispozitave të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi liberalizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve telekomunikuese mobile;

Autoriteti Rregullativ i Komunikime Elektronike dhe Postare (Autoriteti) pas një procesi të gjatë të analizave dhe vlerësimeve nga Grupi i Ekspertëve ka kompletuar ciklin e vlerësimit ekonomik të resurseve spektrale (brezeve të radio frekuencave dhe atë; brezeve 800 MHz, 900 MHz, 1800 MHz, 2100 MHz dhe 3400 deri 3800 MHz), analizuar nevojat për resurse shtesë spektrale nga ana e operatorëve për ofrimin e shërbimeve mobile brezëgjëra si dhe ka përmbyllur procesin e vlerësimit dhe plotësimit e ndryshmit të licencave të operatorëve të shërbimeve mobile, që janë të publikuara me Vendimin Nr. 400 të publikuar dhe shpallur sot me datë; 4 Tetor, 2013.

Vendimi Nr. 400 e miraton liberalizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve mobile brezëgjëra përmes lejimit të përdorimit të teknologjive të reja që mundsojnë shërbimet e avancuara mobile brezëgjëra, të njohura nga publiku si shërbimet e gjeneratave të reja të komunikimeve mobile, 3G dhe 4G.

Vendimi i Autoritetit, lejon dhe mundëson fillimin e ofrimit të shërbimeve mobile brezëgjera nga ana e operatorëve të rrjetave dhe shërbimeve publike mobile bazuar në aplikimin e parimit të neutralitetit teknologjik.

Vendimi, krijon mundësinë që operatorët e telefonisë mobile në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara nga Autoriteti të kenë drejtën që të implementojnë në kuadër të brezeve që aktualisht kanë në dispozicion (900 MHz dhe 1800MHz) të gjitha ato sisteme/teknologji (si UMTS, WiMax dhe LTE), të cilat mund të bashkëjetojnë me sistemin aktual – GSM.

Lejimi i autorizuar përmes vendimit të Autoritetit, do jetë i plotfuqishëm dhe efektiv për shfrytëzim efektiv komercial me fillim nga data: 1 Dhjetor, 2013 për periudhat kohore të harmonizuara me kohëzgjatjen e mbetur të licencave në posedim nga operatorët mobil të licencuar nga Autoriteti. |www.arkep-rks.org|