Tag Archives

2 Articles
Drejtpërdrejt: Asus Padfone 2

Drejtpërdrejt: Asus Padfone 2

Ditën e djeshme janë shfaqur disa foto të pajisjes Asus Padfone 2 që pritet të shfaqet sot nga ora 11 në Milano të Italisë, kjo pajisje tanimë është zyrtare dhe kemi të gjitha specifikat.

Asus Padfone 2 do të vijë me ekran 4.7 inç super IPS +, rezolutë 1280X720 pix, procesorin quad core 1.5GHz Qualcomm S4, 2Gb RAM, softuerin Android 4.0 ICS kurse Jelly Bean është në përpunim. Në ketë pajisje gjithashtu do të përfshihet Padfone Station e cila e kthen pajisjen në një tabletë.

Video drejtpërdrejt mund të shihni me poshtë:

[divider top=”0″]

Asus Padfone 2, javën e ardhshme

Asus Padfone 2, javën e ardhshme

Asus do të mbajnë konferencë shtypi javën e ardhshme saktësishtë me datën 16 Tetor në Milano të Italisë, ku do të njoftojë për smartphone-in e tyre të ri, Asus Padfone 2.

Duket se Asus Padfone 2 ka marrë miratimin nga Forumi Global për çertifikime (Global Certification Forum) dhe pajisja do të jetë në dispozicion me mbështetje për lidhjet LTE 3, 7 dhe 20, të cilat janë për Evropë, Azi dhe Amerikë Latine.

Është dëgjuar edhe më parë për Asus Padfone 2 qe pritej të dalë me ekran 4.7 inç më prekje, rezolutë 1280X720 piksell, procesorin 1.5GHz quad core Qualcomm, 2Gb RAM, softuerin Android Jelly Bean 4.1 dhe kamerën 13 megapiksell. Specifikat tjera përfshijnë WiFi, Bluetooth dhe NFC, baterinë 2140 mAh, të dhënat e plota mbi ketë pajisje do të njoftohemi ditën kur të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme. |asus| |ameble| [divider top=”0″]