Tag Archives

2 Articles
Lansohet Asus ZenFone 2 në Indi

Lansohet Asus ZenFone 2 në Indi

Asus ZenFone 2Asus ka lansuar smartphone-in Asus ZenFone 2 në Indi i cili do të shitet përmes shitësit në internet Flipkart në Indi.

Asus ZenFone 2 vjen me ekranin Full HD 5.5 inç i cili ofron një rezolucion prej të 1920 x 1080 pikselëve dhe është i përkrahur nga procesori me 4 bërthama 64-bit nga Intel Atom me shpejtësi prej 2.3GHz.

Karakteristikat e tjera të pajisjes përfshijnë 4GB RAM memorie, 32GB hapësira e brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet microSD kartelës deri në 64GB, kamera kryesore 13 megapikselë dhe kamera frontale 5 megapikselë.

Çmimi i Asus ZenFone 2 është rreth 316$. /ameble

Prezantohet ASUS Zenfone 2, posedon 4GB RAM

Prezantohet ASUS Zenfone 2, posedon 4GB RAM

Gjatë panairit tregtar për teknologji CES 2015 në Las Vegas, udhëheqësi i ASUS-it, Johnny Shih, ka thënë se ASUS tashmë shet për çdo muaj nga 1.5 milionë produkte Zenfone. Për të vazhduar ketë ritëm ata kanë lansuar modelin tjetër Zenfone 2.

ASUS Zenfone 2

Kompania ka thënë se ky smartphone posedon hapësirën e ekranit 72% në raport me trupin e tij në total. Risia tjetër e tij është që përmban 4GB RAM, e që e bën atë si smartphone-i i parë në dispozicion që posedon kaq RAM.

Karakteristikat e plota të tij janë: përmban procesorin 64-bit “super” 4-bërthamor Intel Atom, 2 ose 4GB RAM, ekranin 5.5-inç me 1080p, kamerën e pasme 13-megapikselë, atë frontale 5-megapikselë, vjen direkt me versionin Android 5.0 Lollipop dhe përkrah lidhjen 4G LTE Cat. 6.

Zenfone 2 do të jetë në dispozicion nga muaji Mars, duke filluar me çmim prej 199$. /ameble