Tag Archives

33 Articles
Fillojnë para-porosit për Asus C201 Chromebook

Fillojnë para-porosit për Asus C201 Chromebook

Asus-C201-ChromebookQë nga tani, mund të fillojnë para-porosit për modelin Asus C201 Chromebook për vetëm 169$.

Asus C201 Chromebook përmban ekranin 11 inç i cili ofron një rezolucion prej 1366 x 768 pikselëve dhe ka integruar procesorin ARM Cortex-A17 me 4 bërthama nga Rockchip RK3288, 2GB RAM memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme.

Karakteristika të tjera të Asus C201 Chromebook përfshijnë kamera VGA e dedikuar për video konferenca si dhe një bateri e brendshme cila mundëson që pajisja të përdoret deri në 13 orë.

Aktualisht pajisja Asus Chromebook mund të para porositet për vetëm 169$ drejtpërsëdrejti nga dyqani online nga Asus, ndërsa nga muaji i ardhshëm ky model mund të blihet edhe drejtpërsëdrejti edhe në dyqane të tjera. /ameble

Lansohet Asus ZenFone 2 në Indi

Lansohet Asus ZenFone 2 në Indi

Asus ZenFone 2Asus ka lansuar smartphone-in Asus ZenFone 2 në Indi i cili do të shitet përmes shitësit në internet Flipkart në Indi.

Asus ZenFone 2 vjen me ekranin Full HD 5.5 inç i cili ofron një rezolucion prej të 1920 x 1080 pikselëve dhe është i përkrahur nga procesori me 4 bërthama 64-bit nga Intel Atom me shpejtësi prej 2.3GHz.

Karakteristikat e tjera të pajisjes përfshijnë 4GB RAM memorie, 32GB hapësira e brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet microSD kartelës deri në 64GB, kamera kryesore 13 megapikselë dhe kamera frontale 5 megapikselë.

Çmimi i Asus ZenFone 2 është rreth 316$. /ameble

Asus VivoWatch me jetëgjatësi të baterisë deri  në 10 ditë

Asus VivoWatch me jetëgjatësi të baterisë deri në 10 ditë

Asus-VivoWatchAsus sot njoftoi se pajisja e re Asus VivoWatch, pritet të prezantohet zyrtarisht më vonë gjatë kësaj javë në Milano të Italisë.

Trupi i Asus VivoWatch është ndërtuar nga një materiali çelik, është certifikuar me  vlerësim IP67 i cili e mban atë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit si dhe pritet të ketë një jetëgjatësi të baterisë deri  në 10 ditë.

Për fat të keq, Asus nuk e ka lëshuar shumë detaje në lidhje me specifikimet më të hollësishme të Asus VivoWatch por ka njoftuar se pajisja do të mundëson monitorimin e zemrës.

Sa i përket sistemit operativ, është thënë se Asus VivoWatch nuk do të vjen me sistemin Android Wear nga Google.

Asus po ashtu ka lansuar edhe një video duke treguar inspirimin e saj për krijimin e Asus VivoWatch si dhe agjendën e saj për prezantimin e pajisjes në Milano. /ameble.com

Prezantohet ASUS Zenfone Zoom, posedon 10 elemente të kamerës

Prezantohet ASUS Zenfone Zoom, posedon 10 elemente të kamerës

ASUS pas prezantimit të smartphone-it Zenfone 2, ata kanë vazhduar me smartphone-in tjetër të dedikuar për fotografi Zenfone Zoom.

ASUS Zenfone Zoom

 

Ky është një smartphone i pajisur me 10 elemente të lenteve, zoom-in optik 3X, stabilizimin e imazhit optik, kontrollet profesionale për balancim të dritës, vlerën e ekspozimit, ISO, shpejtësinë e shkrepjes dhe pikën qendrore të imazhit.

Zenfone Zoom është i pajisur me kamerën 13-megapikselë që posedon laserin auto-fokus kurse atë frontale 5-megapikselë. Përveç të gjitha këtyre karakteristikave të kamerës si smartphone përmban ekranin 5.5-inç 1080p, versionin Android 5.0 Lollipop si të gjitha të tjerat ngjashëm me Zenfone 2.

Zenfone Zoom do të dal në shitje nga çereku i dytë i vitit dhe pritet të vijë me çmim prej 399$. /ameble

Prezantohet ASUS Zenfone 2, posedon 4GB RAM

Prezantohet ASUS Zenfone 2, posedon 4GB RAM

Gjatë panairit tregtar për teknologji CES 2015 në Las Vegas, udhëheqësi i ASUS-it, Johnny Shih, ka thënë se ASUS tashmë shet për çdo muaj nga 1.5 milionë produkte Zenfone. Për të vazhduar ketë ritëm ata kanë lansuar modelin tjetër Zenfone 2.

ASUS Zenfone 2

Kompania ka thënë se ky smartphone posedon hapësirën e ekranit 72% në raport me trupin e tij në total. Risia tjetër e tij është që përmban 4GB RAM, e që e bën atë si smartphone-i i parë në dispozicion që posedon kaq RAM.

Karakteristikat e plota të tij janë: përmban procesorin 64-bit “super” 4-bërthamor Intel Atom, 2 ose 4GB RAM, ekranin 5.5-inç me 1080p, kamerën e pasme 13-megapikselë, atë frontale 5-megapikselë, vjen direkt me versionin Android 5.0 Lollipop dhe përkrah lidhjen 4G LTE Cat. 6.

Zenfone 2 do të jetë në dispozicion nga muaji Mars, duke filluar me çmim prej 199$. /ameble

ZenFone i ri nga Asus vjen me kamerë të dyfishtë nga ana e pasme

ZenFone i ri nga Asus vjen me kamerë të dyfishtë nga ana e pasme

Videot ngacmuese nganjëherë janë të mira. Janë të mira sepse ta japin një paraqitje të shkurtër të një produkti të ri para se të prezantohet. Asus kësaj here ka publikuar një video të tillë nëpërmes profilit të tyre në Facebook. Kjo video është e shkurtër dhe përfshin vetëm dhjetë sekonda. Gjatë këtyre dhjetë sekondave ne shohim një smartphone që shfaqet shpejt dhe në fokus janë dy kamerat e tij në pjesën e pasme.

zenfone1

Kjo na len të kuptojmë se Asus do të lansoj një smartphone të ri dhe me shumë gjasë do të ndodhë në janar në ngjarjen CES. /ameble

Asus ZenWatch është në stok në Google Play dhe Best Buy

Asus ZenWatch është në stok në Google Play dhe Best Buy

Para disa ditësh, Asus ZenWatch doli në Google Play me çmimin 199 dollarë dhe me njoftimin që do të vinte së shpejti. Tani kjo smartwatch mund të blihet nga Google Play dhe Best Buy, ku thuhet se pakoja niset brenda 1-2 ditësh.

ZenWatch është një pajisje interesante që bën pjesë në “klubin e AW” (smartwatch Android Wear). Megjithëse nuk ka ekran rrethor si Moto 360, dizajni i saj të tërheq vëmendjen më shumë sesa orët e tjera Android Wear që janë edhe më të shtrenjta se ZenWatch si për shembull Sony Smartwatch 3, LG G Watch dhe Samsung Gear Live. ZenWatch ka disa opsione më shumë se këto orë, duke përfshirë një aplikacion Find My Phone dhe disa opsione për monitorimin e shëndetit që ofrohen vetëm nga Asus.

Për të krijuar një vizion më të qartë rreth kësaj ore, shikoni videon e mëposhtme.

Ora e mençur nga Asus shfaqet në një video të shkurtër

Ora e mençur nga Asus shfaqet në një video të shkurtër

Pak ditë para ngjarjes së ardhshme për teknologji IFA 2014 gjatë së cilës mund të paraqiten shumë pajisje të reja dhe gjithashtu dizajne të reja të orëve të mençura (smartwatch), Asus ka publikuar një video të shkurtër të orës së tyre të re të emëruar ZenWatch.

Asus ZenWatch pritet të shfaqet me platformën Android Wear nga Google dhe çmim i tij pritet të jetë rreth 150$.

Video 30 sekondëshe e publikuar nga Asus zbulon më shumë informacione në lidhje me dizajnin e orës, megjithatë nuk jepet asnjë informacion në lidhje me karakteristikat e tij. Krye-shefi i Asus-it, Jerry Shen me herët kishte deklaruar se dizajni i Asus smartwatch do të jetë më i rafinuar se sa konkurrentët e tij, si dhe do të ketë çmimin konkurrues.

https://www.youtube.com/watch?v=GvzkwpQbO50

Më shumë detaje dhe një prezantim më të gjerë pritet ta shohim në ngjarjen IFA 2014 që mbahet javën e ardhshme nga 3 Shtatori në Berlin. /ameble

Asus po punon në një smartwatch të lirë

Asus po punon në një smartwatch të lirë

Asus SmartwatchThashethemet e fundit janë se kompania Asus po planifikon të lansoj një smartwatch me Android Wear me një çmim të lirë. Sipas një raporti nga TechCrunch, ky smartwatch pritet të lansohet në Shtator dhe do të jetë me ekran Amoled dhe çmimi i tij do të jetë ndërmjet 99$ (72) dhe 149$ (108).

Emri i njohur @evleaks nuk mund të jap detaje më shumë, por përmend duke thënë se kjo orë e mençur nga Asus është koduar Robin dhe synon të jetë pajisja më e hollë e kësaj kategorie.

Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë me çmimin e spekuluar ky model mund të jetë një konkurrues i madh ndaj Samsung Gear Live, Motorola Moto 360, dhe LG G Watch të cilët u prezantuan në ngjarjen Google I/O gjatë kësaj jave. /ameble

Prezantohet Asus Zenbook NX500 4K Ultrabook

Prezantohet Asus Zenbook NX500 4K Ultrabook

ASUS-ZENBOOK-NX500Asus ka prezantuar modelin e ri Zenbook NX500 4K Ultrabook i cili vjen me ekranin 15.6 inç me rezolucion 4K, 3840 x 2160 piksela i përkrahur nga procesori Intel Core deri në i7 Core dhe ka të integruar kartelën grafike nga NVIDIA GeForce GTX 850m.

Asus Zenbook NX500 ka të integruar 2GB GDDR4 RAM memorie e cila mund të rritet deri në 16GB.

Ky model është në fakt pajisja e parë me teknologjinë e ekranit 4K/UHD që tregon se Asus është duke u përgatitur për teknologjinë e ardhshme 4K.

Kompania gjigante Asus, ende nuk ka bërë njoftimin mbi çmimin si dhe datën e lansimit të Asus Zenbook NX500 4K Ultrabook në treg. /ameble

Prezantohet Asus FonePad 8 në Computex 2014

Prezantohet Asus FonePad 8 në Computex 2014

Në eventin Computex 2014, Asus prezantoi pajisjen Asus FonePad 8, të cilën kompania e përshkruan si një tablet 8 inç që ka funksionalitetin e telefonit, një version më i avancuar se sa modeli i mëparshëm Asus FonePad 7 inç.

Asus FonePad 8 posedon ekranin 8 inç me definicion të lartë me rezolucion prej 1280 x 800 pikseleve i mbështetur nga procesori 4-bërthamor Intel Atom Z3560 1.8GHz.

Asus FonePad 8

Asus FonePad 8 ka të integruar 1GB RAM memorie, 8GB ose 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet deri në 128GB nëpërmjet kartelës microSD, 2 megapiksel kamerën frontale, 5 megapiksel kamerën kryesore dhe një bateri të fuqisë 1,500 mAh.

Ky model përkrah rrjetet 802.11 b / g / n WiFi, 3G, GPS dhe vjen me versionin e fundit të sistemit operativ nga Google, Android 4.4 KitKat.

Deri më tani nuk ka informata për çmimin e modelit Asus FonePad 8. /ameble

Sipas thashethemeve Google Nexus 8 vjen në Prill

Sipas thashethemeve Google Nexus 8 vjen në Prill

Google nexus 7Gjiganti Google po përgatitet për lançimin e tabletit të ri 8-inç për muajin Prill raporton DigiTimes duke cituar burimet nga Tajvani (bazuar në zinxhirin e furnizimit). Kjo nuk është hera e parë që ne kemi dëgjuar thashetheme se Nexus 8 është në plan të kompanisë Google.

Raporti vë në dukje se Google ka partneritet me kompaninë tajvaneze ASUS për modelin e tyre Nexus 7, duke thënë se të dy kompanitë do të të vazhdojnë partneritetin e tyre edhe me modelin Nexus 8. Megjithatë, është e mundur që një tjetër prodhues tajvanez do të mund të caktohet për të hartuar dhe prodhuar tabletin e ardhshëm nga Google. Një raport tjetër i djeshëm nga Tajvani ishte se HTC është duke punuar në tabletin e ri Nexus, pas shumë injorimeve se nuk do të dal në treg me tablet.

Kushdo që përfundon zhvillimin e pretenduar Nexus 8 nga këto dy kompani, tableti do të bëjë një bujë të madhe në formacionin e pajisjeve Android të Google-it. /ameble