Tag Archives

5 Articles
HTC Desire Eye dhe RE do të dalin në treg nga 7 Nëntori

HTC Desire Eye dhe RE do të dalin në treg nga 7 Nëntori

Selfie-t janë bërë një fenomen global. Në muajin e kaluar HTC prezantoi Desire Eye dhe RE Camera, pajisje që ishin të fokusuara të fotografitë dhe sidomos selfie-t. Kompania celulare AT&T do të nxjerrë në treg këto dy pajisje këtë të premte.

HTC Desire Eye dhe RE

Desire Eye është një smartphone trendy me një variacion ngjyrash dhe dy kamera 13 MP Dual LED Flash, të cilat e bëjnë këtë smartphone unik. Në specifikat e tjera të kësaj pajisje përmendim procesorin 2.3 GHz me katër bërthamë Snapdragon 801, 2 GB RAM, ekrani 5.5 inch 1080p dhe certifikimi IPx7 që e bën të papërshkueshëm nga uji. Desire Eye posedon memorje interne prej 16 GB me mundësi zgjerimi deri në 128 GB nëpërmes kartës SD. E gjithë pajisja furnizohet nga një bateri 2400 mAh. Çmimet nga AT&T janë 149.99$ me kontratë 2 vjeçare dhe 549$ pa kontratë.

RE Camera është një periskop xhepi e dizenjuar për të bërë foto dhe video në lëvizje. Ajo mund të instalohet dhe të xhirojë dhe të ngarkojë në Cloud pamjet e xhiruara. Çmimi i saj është 200$, por nëse blihet së bashku me Desire Eye do të ketë 50$ ulje në çmim. /ameble

Samsung Galaxy Note Edge del në treg në 17 Nëntor

Samsung Galaxy Note Edge del në treg në 17 Nëntor

Blerësit amerikanë do të “vuajnë” teksa do të shikojnë çmimin e phablet-it Samsung Galaxy Note Edge. Phablet-i doli në treg në Japoni 2 javë më parë dhe në Korenë e Jugut javën e kaluar, kurse do të dalë në tregun amerikan më datë 17 Nëntor në 5 kompanitë kryesore telefonike (Sprint, T-Mobile, AT&T, Verizon dhe U.S. Cellular).

Samsung Galaxy Edge

 

Çmimet e kompanisë AT&T janë bërë të ditura. Galaxy Note Edge do të kushtojë 399.99$ me kontratë 2 vjeçare ose 945.99$ pa kontratë.

Para se të gjykojmë për këtë çmim “absurd”, duhet të kemi parasysh se versioni korean dhe japonez kanë një çmim të përafërt me versionin amerikan. Galaxy Note 4 kushton 850$ pa kontratë dhe Samsung ka vendosur t’i shtojë 100$ çmimit të Note Edge për shkak të risisë me ekranin në Note Edge.

I çuditshëm është fakti sesi kompania Samsung, edhe pse është shprehur se Note Edge është një phablet koncept, ka vendosur ta nxjerrë në një treg të madh siç është tregu amerikan. /ameble

AT&T me oferta joshëse për konsumatorët

AT&T me oferta joshëse për konsumatorët

Kjo mund të duket e çuditshme, por që nga sot të gjithë konsumatorët e AT&T në SHBA do të mund ta ndërrojnë smartphone-in e tyre Samsung Galaxy S4 Active edhe nëse ky i fundit është i prishur për shkak të lagështisë, me apo pa fajin e tyre dhe të marrin një pajisje të re.

Gjiganti jug-korean Samsung ka nënshkruar një kontratë me operatorin më të madh të telefonisë celulare dhe internetit në SHBA, AT&T, përmes së cilës konsumatori gëzon të drejta edhe më të mëdha nëse ai ka kontratë me AT&T dhe ka një smartphone Samsung Galaxy S4 Active.

Ndër të tjera kontrata parasheh që: nëse smartphone-i i një konsumatori ka çfarëdo lloj prishje/ defekti me apo pa ndërhyrjen e tij/saj, madje edhe nëse pajisja qëllimisht është zhytur në ujë, kompania do të bej ndërrimin e menjëhershëm me një smartphone të ri, të po të njëjtit lloj. Ky ndërrim mund të bëhet vetëm një herë për secilin konsumator, prandaj edhe është quajtur “one-time exchange ” .

Ndërkohë që sipas analisteve të teknologjisë informative, kjo kontrate mundëson oferta të reja të AT&T për të tërhequr sa më shumë konsumatorë dhe në të njëjtën kohë rritë konkurrencën e saj karshi operatorit Verizon Mobile.

Kompania Samsung, mbështet sigurinë e saj edhe në faktin që kjo pajisje mund të përballoj lagështinë sepse është rezistente  ndaj ujit deri në 1 metër thellësi për 30 minuta kohë.  Në videon më poshtë mund të shihni një reklamë që demonstron rezistencën ndaj ujit të Samsung Galaxy S4 Active. |ameble|

[youtube id=”9O2i28DU7fY” width=”600″ height=”350″]

Prezantohen “Facebook Home” dhe smartphone-i “HTC First”

Prezantohen “Facebook Home” dhe smartphone-i “HTC First”

Facebook ka prezantuar mbrëmë ndërfaqen e saj të re Facebook Home, gjithashtu HTC dhe AT&T kanë qenë prezent në ketë ngjarje dhe kanë bërë një paraqitje të tyre. Ata i kanë dhënë fund thashethemeve duke zbuluar kështu një Launcher (ndërfaqe) për platformën Android që integron Facebook-un në një nivel krejt të ri.

[quote style=”1″] Launcher është emri i dhënë për ndërfaqen e përdoruesit Android që ju mundëson të rregulloni hapësirën bazë të ndërfaqes së ekranit. [/quote]

Aplikacioni Facebook Home do të jetë në dispozicion për shkarkim nga data 12 prill, një Launcher që ndryshon mënyrën se si të manipuloni me ndërfaqen bazë të Android-it në smartphone-in tuaj, duket si një sistem operativ krejtësisht ndryshe.

Bashkë më Facebook Home, HTC në anën tjetër ka prezantuar smartphone-in e tyre të ri HTC First, një smartphone i krijuar posaçërisht për përdoruesit e Facebook-ut me ndërfaqen Facebook Home. Ai do të jetë në dispozicion nga po e njëjta datë 12 Prill me çmim për 99 $ (me kontratë 2-vjeçare nga AT&T).

HTC First posedon ekran LCD 4.3 inç me rezolucion 720p, procesorin dy-berthamorë Qualcomm Snapdragon 400, kamerën e pasme 5 Megapiksel, si dhe atë frontale për video 1.6 Megapiksel. Ky smartphone do të vijë me Android 4.1 Jelly Bean, HTC Sense 4.1 dhe Facebook Home.|ameble| 

HTC-First and Facebook home (3)

HTC-First and Facebook home (4)

HTC-First and Facebook home (2)

HTC-First and Facebook home (1)

Nga data 24, në shitje smartphone Sony Xperia ion

Nga data 24, në shitje smartphone Sony Xperia ion

by bmbi 0 Comments

Sony dhe AT&T kanë njoftuar sot se telefoni Xperia ion, me kamerë 12-megapixel dhe 4G LTE, do të jetë në dispozicion nga 24 qershori për 99,99$ me kontratë. Ka ngjyrë te zezë, konkurron direkt me preferencat e HTC XOne dhe Samsung Galaxy SIII në formacion të AT&T-së. Karakteristika kryesore e këtij modeli është që përfshihet  kamera më 12-megapixel dhe ka aftësi për t’u kontrolluar me telekomandë nga larg nëpërmes TV-s kur është i kyçur në HDMI. Në këtë mënyrë, ju mund të lëni telefonin kyçur afër TV-s dhe të uleni dhe të manipuloni nga largësia. Telefoni ka një ekran 4,6-inch 1280X720 dhe sistemin operativ Android 2.3 Gingerbread, edhe pse Sony premton për upgrade në Android 4.0. Lidhet me internet nëpërmjet LTE, HSPA dhe Wi-Fi, dhe ka 16GB memorie të integruar së bashku me sloten për ekstra memorie . Procesorin 1.5-GHz Qualcomm S3, i cili është i shpejtë, por jo aq i shpejt sa S4 qe është në telefonat tjerë si HTC OneX dhe Samsung Galaxy S III. |sonymobile.com| |ameble|

[nivo_slider source=”post” link=”none” size=”598×368″ limit=”4″ effect=”random” speed=”600″ delay=”3000″][divider top=”0″]