Tag Archives

4 Articles
BarCamp Prishtina #16

BarCamp Prishtina #16

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundation dhe që është i gjashtëmbëdhjeti me radhë, do të mbahet më 24 tetor 2013 në Sabaja Drs Beer House.

BarCamp Prishtina #16 1

Ky BarCamp do të sjellë në një vend tre folës të cilët do të diskutojnë për tema të ndryshme të cilat ndërlidhen në një formë apo tjetër. Tema e parë do të jetë Birra, tema e dytë do të jetë sistemet e automatizuara dhe për fund do të bashkëbisedojmë se si kompanitë punojnë për të nxjerrë një produkt në treg.

Alex Butler vjen në Prishtinë nga Rochester, NY. Nga fillimet e para të bërjes së birrës në shtëpi, Alex Butler është tani partner dhe Brewmaster në Sabaja Craft Brewery. Ai do të flas për historinë e birrës dhe rëndësinë e saj. Ai gjithashtu do të flas për birrat e para artizanale në Kosovë, Birrat Sabaja, dallimi me birrat tjera në treg etj.

Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i Universitetit për Biznes dhe Teknologji dhe Dr. Sc. Muzafer Shala, Dekan i Fakultetit të Menaxhimit të Mekatronikës & ud. Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë do të flasin për rolin e Menaxhimit të Mekatronikës në Industrinë e Kosovës. Ata gjithashtu do të flasin për sistemet automatike të prodhimit. Në fund për audiencën do të paraqiten robotët autonomë “Nao”.

Valon Sopi është dizajner grafik i fokusuar në krijimin e produkteve për web. Si themelues i boldUnderline. llc, bashkë me ekipin e kompanisë ai ka krijuar për klientë të njohur në vend dhe botë. Përvoja e Valonit shtrihet në dizajn, zhvillim, marketing, dhe ndërtim ekipesh. Në BarCamp, Valoni do ta prezantoj produktin e fundit të boldUnderline. llc, Goodwerp. Mes tjerash ai do të disuktojë për rrugëtimin e krijimit të produktit prej idesë, ekzekutimit, e deri tek lansimi i platformës dhe marketingut për botë — si dhe sfidat, sukseset, e mësimet e ndryshme gjatë rrugës. Goodwerp është aplikacion për menaxhimin e projekteve dhe bashkëpunim, i krijuar enkas për firmat kreative në botë.

Edicioni i dhjetë i BarCamp Prishtina me 28 Janar

Edicioni i dhjetë i BarCamp Prishtina me 28 Janar

Janari nisi më ngadal se zakonisht me aktivitete por ajo që ju ka munguar rikthehet sërish me edicionin e saj të parë për vitin 2013, dhe me edicionin e dhjetë me radhë.

Me 28 Janar (E Hënë) duke filluar nga 18:30 në Teatrin Oda në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të mbahet Barcamp i dhjetë me radhë, që kësaj radhe do të sjellë para audiencës një përzgjedhje interesante të folësve dhe një ngjarje atraktive dedikuar pjesëmarrësve të WikiAcademy. Në po të njëjtën ditë prej orës 17:30 deri në 18:30, në po të njëjtin lokacion do të mbahet SpeedGeeking, një para ngjajre që do t’ua mundësojë aplikuesve në WikiAcademy marrjen e më shumë informacioneve, por mbi të gjitha edhe mundësinë për formimin e ekipeve atyre që ende nuk kanë bërë një gjë të tillë.

BarCamp, prapa së cilës qëndron spoonzori gjeneral IPKO Foundation, është një ngjarje joformale që shtyhet para nga komuniteti, dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit dhe takimit me folësit dhe audiencën.

Crème de la Crème, njihet si një vend relaksues në Prishtinë ku ofrohet mundësia e shoqërimit me muzikë të përzgjedhur dhe të veçantë, e ka një atmosferë përplotë gjallëri, ndërsa jo rall here mund të anashkalohen përshkrimet imagjinative të ngjarjeve që bëjnë në Facebook. Guri Shkodra, Faton Hasani e Dren Ukmata, do të jenë prezent në BarCamp Prishtina, për të folur më shumë mbi jetën e tyre në punë, angazhimin me biznes e telashe e të mirat që shfaqen në këtë mes.

Folës tjetër do të jetë Glen Noble, i cili do të ndajë me audiecën tregimin e tij mbi atë sesi ka nisur rrugëtimin për të sjellë njohuri praktike nga industria teknologjike për tregun e Kosovës, dhe si erdhi deri tek faza e zhvillimit të një kompanie për prodhim industrial të elektronikës në një shtet në zhvillim e sipër.

Teatri ODA është një mjedis atraktiv me bar, ku mund të relaksoheni dhe të diskutoni me pjesëmarrësit tjerë. Në audiencë ka si zakonisht edhe pjesëmarrës prej projekteve të ndryshme të IPKO Foundation, dhe të cilat mbështeten në një far forme prej saj, ndërsa në mes tjerash kjo sjell mundësi që secili të takohet dhe të mësoj më shumë nga ky komunitet.

Sponzor medial të Barcamp janë Telegrafi dhe Digjitale, ndërsa duhet theksuar se për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Twitter kërkoni me hashtag #bcprishtina. Ju mirëpresim. |digjitale| [divider top=”0″]

Barcamp Prishtina, e përmbyll me një event të shkëlqyer

Barcamp Prishtina, e përmbyll me një event të shkëlqyer

Arianit Dobroshi, Bernard Nikaj e Benjamin Murran ishin folësit e ftuar në edicionin e tetë të Barcamp Prishtina të organizuar këtë vikend nga IPKO Foundaiton, që ishte një prej më të mirëve dhe me fjalime inspiruese që të ngjante me një konferencë TED.

Arianit Dobroshi nga FLOSSK, prezantoi detaje mbi Wikicamp’in që pritet të organizohet në fillim të vitit të ardhshëm nën organizimin e IPKO Foundaiton dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, duke folur mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë ngjarje për të kontribuar me krijimin e përmbajtjes kualitative në Wikipedia për Kosovën. “Përmbajtja të shumta ka në gjuhë të huaja, por komuniteti shqiptar në numër të vogël është aktiv dhe ka nevojë që të jetë edhe më shumë aktiv në këtë drejtim, me publikime e artikuj kualitativ që bazohen në burime dhe që janë me vlerë për vendin” u shpreh Dobroshi. Sipas tij në Wikicamp, dhe deri në pikën e arritjes në Wikicamp është me rëndësi t’i kushtohet rëndësi kritereve të publikimit në Wikipedia, në mënyrë që të mos ketë telashe me publikime dhe editime. “Synohet që pjesëmarrësve në Wikicamp t’ju jepet mundësi të publikojnë tema të nivelit të lartë, të stilit akadameik dhe përveç kësaj të shpërblehen në lidhje me këtë” tha Dobroshi, që më pas e vazhdoi prezantimin në diskutim me pjesëmarrësit, duke motivuar ata që të krijojnë përmbajtje për Kosovën dhe sipas tij kur “Debatojnë pika A me pikën B, e mungon pika A, atëherë fiton pika B”, por nëse nuk qëndrojmë anash atëherë mund të ketë përmirësim të dukshëm të përmbjajttes për Kosovën që gjindet online.

Bernard Nikaj, ligjerues në FIEK pranë Universitetit të Prishtinës dhe këshilltar politik pranë Ministrisë së Tregtisë të Kosovës, ka bërë një punë paksa më ndryshe prej ligjëruesve të tjerë në këtë Fakultet, duke shtyrë para futjen e lendës së ndëmarrësisë në kurrikulum për të japur një kahje tjetër dhe më praktike të studentëve me tregun. “Sistemi i edukimit është paksa për tu fajësuar për shkak se është i orientuar si i tillë për të krijuar punëtorë, e jo njerëz që janë në gjendje të mësojnë aftësi për të nisur biznes dhe për të punësuar të tjerë” u shpreh Nikaj. Sipas tij me implementimin e lendës së Ndërmarrësisë, kualiteti dhe serioziteti i punës së studentëve vërehet prej gjenrate në gjeneratë, dhe veçanërisht sukesi i tyre për të menduar si ndërmarrës vërehet në Startup Weekend, ku në dy edicionet e fundit kanë qenë në mesin e ekipeve më të mira. “Ne gjithashtu kemi shtyrë studentët që të kontribojnë në Wikipedia, në mënyrë që të bëhet thejshtë edhe përvoja e tyre në ligjerata më ndryshe”, duke folur mbi rëndësinë e shkrimit dhe rëndësinë e promovimit të një vendi me përmbajtje për të. “E mbaj mend në shkollën e mesme Hajdar Dushi në Gjakovë, profesori im shkroi në table (H)arti(m), dhe tha hartimi ka të bëjë me hyrjen, artin dhe mbarimin, të cilën ende sot e zbatoj në shkrimet e mija dhe duhet ta keni si element kyç në punën tuaj që bëni”. Nikaj u shpreh se duhet pasur guxim dhe besim tek vetja që gjërat të mos bëhen thjeshtë për të marr një note e për një projekt, por për të arritur shumë e më shumë. “

Benjamin Murran, ish-partner në EYE (Encouraging Young Entrepreneurs) dhe tani person aktiv në skenën e artit të Kosovës drejt tregjeve të huaja, duke punuar me artistin Kosovar Rron Qena, dhe duke sjellë në jetë artin e tij drejt tregut të Francës e më gjerë, foli  mbi eksperiencën e tij në tregun e Kosovës, dhe me përshtypjet e tija për kulturën ndërmarrëse në Kosovë, duke theksuar se vërehet mungesë e kulturës ndërmarrëse për shkak të kontaktit të vogël me botën e jashtme, por edhe për shkak se njerëzit janë shëndërruar në gjahtar të grantave dhe thjesht nuk u bëhet vonë për të mos u munduar më shumë, por vetëm për një biznes plan sa për të marr të hollat. “Çka do t’ju kisha rekomanduar një ditë, është që të dilni në shesh gjatë verës dhe të luani rolin e atij personit që shet syze dhe të punoni në tregti. Për 2 minuta ju filluat një biznes, ku jeni të lire të shisni dhe të shihni sesi është të udhëheqës dikçka të këtillë, ndërsa po të ishit në Francë, ju do të shkonit në burg për këtë. Liri të këtillë nuk ka askund në botë, pse nuk po e shfyrtëzoni?”… “Mua njerëzit më kanë pyetur, pse je ardh këtu, pse je kthyer në Kosovë, si nga Franca këtu, por në fakt ajo çka shoh është se në Kosovë njerëzit janë të lumtur, por thjeshtë nuk e dijn sepse ka jashtëzakonisht shumë hapësirë për të krijuar shumëçka, ndërsa në Francë ke shumë njerëz të dëshpëruar, që i kanë të gjitha, por shkojnë çdo ditë tek psikologu sepse nuk janë të motivuar. Hapni sytë, shfrytëzoni atë çka keni”.

Mesazhi i tij për Wikipedia, ishte se në vitin tjetër do të mbahet një ngjarje për artin në të cilën do të ketë fokusim drejt Ballkanit, ndërsa po që se kërkon në Wikipedia diçka për artin në Kosovë, nuk do të gjesh asgjë. “Shkruani për artin, shkruani për artistët. Ka për çka të shkruhet, promovoni këta njerëz të jashtëzakonshëm sepse arti udhëton” tha Murran.

BarCamp Prishtina ka përmbyllur kështu një edicion të tetë me radhë të suksesshëm, dhe me këtë ka përmbyllur edhe ciklin e ngjarjeve për këtë vit, ndërsa pritet të jetë sërish pranë audinecës vitin e ardhshëm. Digjitale.com është një prej sponsorëve medial bashkë me Telegrafi.com, ndërsa ngjarja organizohet/sponzorisohet nga IPKO Foundation. |digjitale| [divider top=”0″]

BarCamp Prishtina, 8 dhjetor

BarCamp Prishtina, 8 dhjetor

Më 8 Dhjetor (e shtunë) në Teatrin ODA në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, do të mbahet BarCamp-i i nëntë i radhës nga ora 17.00h deri 19.30h. BarCamp është një konferencë informale që ka si qëllim krijimin e komuniteteve profesionale dhe krijuese lokale nëpërmjet rrjetëzimit social online, ashtu sikur se edhe offline.

Sponzor gjeneral është Ipko Foundation dhe sponzor medial Telegrafi.com dhe Indeksonline.net dhe Digjitale.com. Si gjithëmonë BarCamp do të mbahet në stil të unkonferencës, që i jep më shumë rëndësi debatit dhe rrjetëzimit direkt me folësit dhe audiencën.

Mysafir të këtij BarCampi janë Arianit Dobroshi, Bernard Nikaj dhe një i ftua r tjetër special. Do të flitet për WikiCamp/Wikiacademy. Projekti i WikiCamp-it implementohet nga IPKO Foundation, i organizuar nga MPJ e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët, Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Ambasadën Mbretërore të Norvegjisë. Në WikiCamp do të ketë workshop, si dhe ligjerata të avancuara për shkrime në Wikipedia dhe Wiki në tërësi. Bëhu pjesë e WikiCamp-it, ndihmo që edhe Kosova të shenjoj në Wikipedia.

Teatri ODA është mjedis i ngrohtë dhe ka bar që mund ta përdorni pas debatit nëse doni të diskutoni me pjesëmarrësit e tjerë. Mos u vononi, për të parët do të ketë pije falas! |digjitale| |ameble| [divider top=”0″]