Tag Archives

4 Articles
BlackBerry dhe Samsung bashkohen për zhvillimin e një tableti

BlackBerry dhe Samsung bashkohen për zhvillimin e një tableti

BlackBerry nuk ka pasur shumë fat në tregun e tabletve. Ajo deri më tani ka lansuar vetëm një tablet të quajtur PlayBook, ku lirishtë mund të themi se ka dështuar. Prej asaj kohë kompania ka tentuar të nxjerr një të ri, por nuk ka qenë shumë serioze në lidhje me ketë.

Si pjesë e ngritjes së partneritetit në mes të dy kompanive të BlackBerry-it dhe Samsung-ut, ato tani janë bashkuar për të punuar në një tablet të ri. Pajisja, e quajtur SecuTablet, aktualisht është një bashkëpunim në mes të Samsung-ut, Secusmart dhe IBM-it. Për ata që nuk e dinë Secusmart është një kompani gjermane që është e specializuar në produktet për siguri, ku vitin e kaluar kjo kompani ishte blerë nga BlackBerry.

 

I quajtur “si i sigurtë” SecuTablet në fakt është një version i modifikuar i Samsung Galaxy Tab S 10.5. Ky tablet përmban kartën e sigurimit Secusmart, që mundëson enkriptimin e zërit dhe të dhënave. SecuTablet në shitje pritet të dalë më vonë gjatë këtij viti. Si pajisje nuk duket që për synim ka tregun e konsumit. Tableti në fjalë në të vërtetë si pajisje pritet t’i përmbushë nevojat e qeverive dhe kompanive që dëshirojnë të kenë tablet në vendet e punës, por që janë të shqetësuar për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave.

Teknikisht ky tablet nuk mund të quhet si tablet i BlackBerry-t, pasi që nuk posedon sistemin operativ BB10 të kompanisë dhe për faktin se ky është dizajnuar dhe zhvilluar nga Samsung. BlackBerry vetëm se ka siguruar softuerin që e bën atë më të sigurt.
Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit në Gjermani tani është duke vlerësuar ketë tablet, në mënyrë që të mund të vërtetohet se a mund të përdoret nga qeveritë apo jo. /ameble

S’ka Instagram për Blackberry 10

S’ka Instagram për Blackberry 10

Instagram BB10Mjerisht, nëse keni pritur të keni aplikacionin Instagram në platformat tjera përveç iOS dhe Android, siç ishte spekuluar dhe nuk ndodhi për platformën Windows Phone, Instagram tani ka refuzuar edhe Blackberry 10.

Kjo është konfirmuar direkt nga udhëheqësi ekzekutiv i Instagram-it, Kevin Systrom, i cili në një intervistë dhënë për Fastcompany, tha se kompania nuk ka plane për të zhvilluar aplikacionin për Blackberry 10.

Kjo ishte përgjigjja e një pyetjeje të ngritur nga Fastcompany rreth mundësisë së Instagram-it për tu integruar në Google Glass, në të cilën Systrom ka cekur se ata nuk janë duke u ngutur për të përfshirë aplikacionin në Google Glass s’paku për momentin, dhe ka shtuar duke thënë në qoftë se zhvillojmë një aplikacion për Google Glass, ai do të jetë pas zhvillimit për Blackberry dhe Windows Phone. |ameble|

Demonstroni sistemin operativ BB10 nga smartphone-i juaj

Demonstroni sistemin operativ BB10 nga smartphone-i juaj

bb10

BlackBerry për përdoruesit e iOS-it dhe Android-it ka ofruar mundësinë e eksperimentimit në sistemin operativ BB10 nga smartphone-et e tyre.

Demonstrimi nëpërmes shfletuesit i cili përdor HTML5, është dizajnuar për të paraqitur eksperiencën e përdoruesit në sistemin operativ BB10. Karakteristika të përfshira në ketë demonstrim të shkurtër përfshijnë BlackBerry Hub, Screen Share, Time Shift, dhe Tastierën parashikuese.  Demo është në dispozicion për çdo pajisje iOS që posedon versionin 5.0 apo më të ri si dhe Android që posedojnë versionin Gingerbread e më lartë.

Blackberry me ketë demonstrim shpreson të ketë me shumë përdorues të rinjë për sistemin e tyre operativ të ri BB10.

Nëpërmes smartphone-ve tuaj mund të shihni ketë demonstrim duke klikuar ketë link BlackBerry.com/glimpse. |ameble|

WhatsApp për BB10 në muajin Mars

WhatsApp për BB10 në muajin Mars

E fundit që kemi dëgjuar ka qenë që WhatsApp nuk kishte plane të menjëhershme për përgatitjen e një aplikacioni për Blackberry 10. Kjo në atë kohë ishte shumë e pa pritur. WhatsApp posedon gjërat e hapura dhe të lejohet komunikimi midis platformave të shumta.

Mirëpo, tani kemi disa lajme të mira në lidhje me ketë. Sipas një cicërime nga Neeraj Arora që punon në WhatsApp, ka thënë se “shumë shpejtë do të vij aplikacioni për Blackberry 10 dhe do të vij në muajin Mars”. Mars është javën e ardhshme. Është më mirë vonë se kurrë.

Pra nuk ka një datë të caktuar, por për ata qe posedojnë një smartphone BB10 pritja do të jetë e shkurtër. Ky lajm duhet të inkurajoj më shumë njerëz për të blerë Blackberry. |ameble| [divider top=”0″]