Tag Archives

3 Articles
A po planifikon Apple të shuaj markën Beats Music?

A po planifikon Apple të shuaj markën Beats Music?

Beats Music nuk do të shuhetKompania Apple, blerjen e Beats e kishte bërë për disa arsye: Së pari, ardhjen e Dr Dre dhe Jimmy Iovine nën ombrellën e tyre. Së dyti, Beats është një markë e njohur dhe Apple ka shpresuar se mund të punojnë me të dhe e treta, në ketë blerje ishte i përfshirë edhe shërbimi Beats Music Streaming, të cilën udhëheqësi i Apple-it Tim Cook e kishte dashur shumë. Por tani po përflitet për disa ndryshime në Beats Music!

TechCrunch ka marr vesh se Apple është duke i lëvizur punonjësit e Beats Music në projekte të tjera të Apple-it, duke përfshirë iTunes, dhe mund të ndodh që Apple të shuaj markën Beats Music. Kjo ka nxitur shumë diskutime dhe keqkuptime nëpër internet dhe forume. Por zëdhënësi i Apple-it Tom Neumayr për Re/Code ka thënë se lajmi për shuarjen e markës Beats Music “nuk është i vërtetë,” kurse Re/Code mendon se e vetmja gjë që Apple mund të bëjë, është të ndryshojë brendin.

Në anën tjetër Tim Cook, në një intervistë të fundit me Charlie Rose në PBS, është shprehur se sa shumë e do muzikën e ofruar nga Beats. Duke parë ketë reagim, është e çuditshëm që Apple të mbyll ketë markë apo biznes. Gjithashtu duhet kujtuar se para disa ditëve Beats Music është lancuar në Apple TV. Se a do të ndodhë ndonjë ndryshim prapë mbetet enigmë! /ameble

Apple konfirmon blerjen e Beats për 3 miliardë $

Apple konfirmon blerjen e Beats për 3 miliardë $

Apple Beats marrveshjaDisa javë më parë kemi njoftuar së Apple dhe Beats janë në bisedime për të arritur një marrëveshje në blerjen e Beats. Tani Apple konfirmon zyrtarisht se kanë arritur marrëveshjen dhe do të bëjnë blerjen e Beats me çmim prej 3 miliardë dollarë.

Apple nuk ka përmendur atë se çfarë kanë në plan të bëjnë me ketë kompani, vetëm se ka konfirmuar blerjen e Beats Music, shërbimit për muzikë streaming dhe Beats Electronics.

Sipas krye-shefit të Apple-it, Tim Cook, “Muzika është një pjesë e rëndësishme në jetën tonë dhe brenda zemrave tona ka një rendësi të veçantë. Kjo është arsyeja pse ne investojmë në muzikë dhe pse kemi arritur t’i bëjmë bashkë këto ekipe të jashtëzakonshme. Kështu ne mund të vazhdojë për të krijuar produkte dhe shërbime të reja të muzikës në botë,” ka thënë ai.

Jimmy Iovine në anën tjetër ka shtuar duke thënë se Apple ishte vendi ku që i përkiste Beats. Ideja dhe frymëzimi kur kemi filluar kompaninë ishte nga aftësia e pakrahasueshme e Apple-it. Angazhimi i madh i Apple-it për fansat, muzikën, artistët, këngën dhe industrinë e muzikës është diçka speciale.”

Iovine ka pak lidhje me Apple-in dhe ka punuar me ta në të kaluarën për ata, ai ka ndihmuar në lançimin e iTunes-it dhe ka ndihmuar në marrëveshje me artistet si me grupin U2 e shumë të tjerë. Së bashku me Dr Dre, ata do t’i bashkohen kompanisë Apple, edhe pse rolet e tyre në kompani nuk janë treguar. Apple pret që marrëveshja të mbyllet deri në fund të vitit. /ameble

Apple në bisedime për blerjen e Beats

Apple në bisedime për blerjen e Beats

beats by drdreBeats, të gjithë e dimë se prodhojnë kufje (dëgjojse për vesh), por se fundmi ata kanë nisur edhe shërbimin për muzikë streaming që mund të shihet si një konkurrent i fortë për Apple iTunes Radio. Një raport i ri nga Financial Times thotë se Apple po përgatitet për të blerë kompaninë Beats. Nëse është e vërtetë, atëherë kjo për arsye se ata nuk duan konkurrencë.

Marrëveshja thuhet t’i kushtojë Apple-it 3.2 miliardë $. Sa i përket kësaj, ne e dimë se udhëheqësi i Apple-it, Tim Cook, në të kaluarën patë thënë se janë të gatshëm për të blerë dhjetëra kompani të mëdha nëse paraqitet nevoja. Ndoshta kompania Apple në të ardhmen planifikon të fut kufjet Beats në pajisjet e saj iOS ose ndoshta duan të nisin kufje të kualitetit të lartë të tyre. Të gjitha këto ne nuk i dimë ende.

Kjo marrëveshje mund të shpallet në fillim të javës së ardhshme. Të dyja kompanitë është thënë se do të dalin me deklarime nga burimet e veta. T’shofim! /ameble