Tag Archives

14 Articles
BlackBerry prezanton dy smartphone të ri në MWC, modelet Z3 dhe Q20

BlackBerry prezanton dy smartphone të ri në MWC, modelet Z3 dhe Q20

Pas disa modeleve të reja Android që janë prezantuar nga kompani tjera, edhe BlackBerry sot ka dal në skenën e Kongresit Botëror të pajisjeve Mobile për të publikuar dy smartphone të ri, Z3 dhe Q20 që posedojnë platformën BlackBerry 10. All-touch Z3 ka për synim tregjet e reja duke filluar nga Indonezia, ndërsa modeli Q20 me tastierë QWERTY ka për synim klientët e kompanive.

BlackBerry Z3

Z3 vjen i pajisur me ekran 5 inç, me bateri të qëndrueshme dhe platformën BlackBerry me version 10.2.1. Ky smartphone do të fillojë debutimin në Indonezi duke filluar nga muaji Prill me lidhje 3G për me pak se 200 $ (ose 145 €), ndërsa një model tjetër me LTE është planifikuar të dal në treg më vonë.

Q20 synon përpjekjet e saja për të marrë klientët e ndërmarrjeve, me një tastierë të plotë QWERTY, ekranin e madhësisë 3.5-inç me prekje kurse baterinë edhe me të fuqishëm se sa modeli Z3. BlackBerry gjithashtu premton se të lansohet ky model prtet do të shfaqet me harduer të lartë dhe dizajn të qëndrueshëm. Kompania nuk ka treguar se sa do të kushtojë ky model. /ameble

Prezantohet modeli BlackBerry 9720 me platformë të vjetër

Prezantohet modeli BlackBerry 9720 me platformë të vjetër

BlackBerry ka bërë edhe një njoftim tjetër që me të vërtetë na bën të mendojmë se çfarë po bën kjo kompani. Ata kanë njoftuar për smartphone-in e ri BlackBerry 9720 e cili në vend që të paraqitet me platformën e re BB10, ai shfaqet me platformën e tyre të vjetër BlackBerry 7.1.

[youtube id=”S9eTpojlWF8″ width=”600″ height=”350″]

Sido që të jetë BlackBerry 9720 prapë se prapë posedon ekranin me prekje (touch), mirëpo ajo çfarë mund të bëhet ne platformën BB10 është i kufizuar. Karakteristikat e tij përfshijnë ekranin 2.8 inç me rezolucion 480 X 360 pikselë, 512MB RAM, kamerën 5 megapikselë, FM radio dhe bateria e mban deri 7 orë bisedë. Natyrisht që është me tastierë të plotë QWERTY.

BlackBerry 9720 me shitje do të filloj së shpejti mirëpo kompania nuk ka bërë të ditur se sa do të kushtojë, shpresojmë të ketë çmimin e ulët përndryshe vështir së do të gjej blerës. |ameble|

BlackBerry e hapur për privatizim

BlackBerry e hapur për privatizim

Blackberry MakeoverKompania kanadeze BlackBerry ka njoftuar se ka formuar një komision të veçantë me bordin e drejtorëve që të gjejnë “alternativa strategjike” për të ngritur kompaninë, dhe njëra prej opsioneve ka qenë edhe shitja e kompanisë. Opsionet tjera përfshijnë partneritet dhe ndërmarrje të përbashkët por qe ende është e panjohur në detaje.

Kjo vjen pas lansimit të BlackBerry 10, një platformë e re krejt ndryshe që ishte shpresuar që kompania të arrij popullaritet dhe të bëhet konkurruese në treg. Por me raportimet se platforma e tyre është vetëm rreth 2.9 % në treg dhe pas mundjes nga Windows Phone e Microsoft-it që u ngrit në vend të tretë, atëherë kjo nuk është çudi pse kompania po kërkon për ndryshime. |ameble|

S’ka Instagram për Blackberry 10

S’ka Instagram për Blackberry 10

Instagram BB10Mjerisht, nëse keni pritur të keni aplikacionin Instagram në platformat tjera përveç iOS dhe Android, siç ishte spekuluar dhe nuk ndodhi për platformën Windows Phone, Instagram tani ka refuzuar edhe Blackberry 10.

Kjo është konfirmuar direkt nga udhëheqësi ekzekutiv i Instagram-it, Kevin Systrom, i cili në një intervistë dhënë për Fastcompany, tha se kompania nuk ka plane për të zhvilluar aplikacionin për Blackberry 10.

Kjo ishte përgjigjja e një pyetjeje të ngritur nga Fastcompany rreth mundësisë së Instagram-it për tu integruar në Google Glass, në të cilën Systrom ka cekur se ata nuk janë duke u ngutur për të përfshirë aplikacionin në Google Glass s’paku për momentin, dhe ka shtuar duke thënë në qoftë se zhvillojmë një aplikacion për Google Glass, ai do të jetë pas zhvillimit për Blackberry dhe Windows Phone. |ameble|

WhatsApp për BB10 në muajin Mars

WhatsApp për BB10 në muajin Mars

E fundit që kemi dëgjuar ka qenë që WhatsApp nuk kishte plane të menjëhershme për përgatitjen e një aplikacioni për Blackberry 10. Kjo në atë kohë ishte shumë e pa pritur. WhatsApp posedon gjërat e hapura dhe të lejohet komunikimi midis platformave të shumta.

Mirëpo, tani kemi disa lajme të mira në lidhje me ketë. Sipas një cicërime nga Neeraj Arora që punon në WhatsApp, ka thënë se “shumë shpejtë do të vij aplikacioni për Blackberry 10 dhe do të vij në muajin Mars”. Mars është javën e ardhshme. Është më mirë vonë se kurrë.

Pra nuk ka një datë të caktuar, por për ata qe posedojnë një smartphone BB10 pritja do të jetë e shkurtër. Ky lajm duhet të inkurajoj më shumë njerëz për të blerë Blackberry. |ameble| [divider top=”0″]

BlackBerry Q10 i ri me tastierë QWERTY

BlackBerry Q10 i ri me tastierë QWERTY

Pas shpalljes së smartphone-it BlackBerry Z10, RIM apo siç quhet tani Blackberry kanë shfaqur gjithashtu edhe smartphone-in tjetër të ri BlackBerry Q10, i cili është me tastierë QWERTY.

BlackBerry Q10 është i pajisur me platformën e re BlackBerry 10, dhe përmban procesor dual core 1.5GHz, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, ekranin alsoa 3.1 inç Amoled me rezolucion 720×720 pixela.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë, kamera të njëjta sikur në BlackBerry Z10, atë frontale 2 megapixel, kurse në pjesën e pasme 8 megapixel. |ameble| [divider top=”0″]

Shfaqet zyrtarisht BlackBerry Z10

Shfaqet zyrtarisht BlackBerry Z10

RIM ka shfaqur zyrtarisht platformën e tyre të re BlackBerry 10 dhe gjithashtu smartphone-in e parë të emëruar BlackBerry Z10 që tani posedojm të dhëna të plota për të.

Ky smartphone vjen me ekran 4.2 inç dhe rezolucion 1280X768 pixela, përmban procesorin dual core 1.5GHz, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, plus një slot për kartën microSD, që përkrahë deri 32GB. BlackBerry Z10 posedon dy kamera, atë frontale 2 megapixel me zmadhim digjital 3x dhe aftësinë për të incizuar video me definicion të plotë në 720p, kurse në pjesën e prapme të pajisjes është kamera 8 megapixel me auto-fokus, zmadhim digjital 5x dhe definicion të plotë HD në 1080p.

Karakteristikat e tjera të BlackBerry Z10 përfshijnë Bluetooth 4.0, 802.11 a/b/g/n WiFi, A-GPS, dhe masat e këtij smartphone-i janë 130mmX65.6mmX9mm. Për me shumë shiko video prezantimin e paraqitur më poshtë. |ameble|

[youtube id=”BDtxZr5TS7E” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

Lenovo po shqyrton blerjen e platformës RIM

Lenovo po shqyrton blerjen e platformës RIM

Lenovo po kërkon për rritjen e njësisë së tyre për celular, dhe janë duke shqyrtuar blerjen e ndonjë kompanie të celularëve, që rezulton se një nga këto kompani mund të jetë RIM (Research In Motion, kompani kanadeze që merret me zhvillimin e platformës mobile BlackBerry).

“Ne jemi duke kërkuar në të gjitha mundësitë, RIM dhe shumë të tjerë,” tha dje udhëheqësi kryesor financiar në Lenovo, Wong Wai Ming në një intervistë në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. “Ne nuk do të hezitojmë , nëse mundësia është e drejtë.”

RIM në fund të këtij muaji do të filloj me platformën e tyre të re BlackBerry 10, së bashku me dy pajisjeve të reja Blackberry, dhe ndoshta mund të marrin në konsideratë shitjen e biznesit të tyre celular, nëse marrëveshja është e drejtë.

Do të jetë shumë pra shumë interesante nëse Lenovo do të vendosë për RIM, edhe pse kjo varet nga fakti nëse RIM ka ndërmend të shitet. Mbetet të shihet. |ameble| [divider top=”0″]

15.000 aplikacione për BlackBerry 10, në vetëm 37.5 orë

15.000 aplikacione për BlackBerry 10, në vetëm 37.5 orë

RIM po bëhet gati për lançimin e sistemin e tyre operativ BlackBerry OS 10, i cili është planifikuar të fillojë më 30 janar, dhe si duket po ju shkon mirë me pasurimin e aplikacioneve për ketë platformë, sepse me mbi 15.000 aplikacione janë ngarkuar brenda dy ditëve. Zhvilluesit kanë nxjerr një total prej 15.000 aplikacioneve për BlackBerry 10, në vetëm 37.5 orë.

Sipas Verge, çdo kërkesë e miratuar për aplikacione online për BlackBerry 10 zhvilluesit kanë fituar një shumë prej 100 $, ka pasur edhe ofertë me të cilat janë zhvilluar mes dy deri pesë aplikacione dhe kanë marrë një tabletë PlayBook. |ameble| [divider top=”0″]

Blackberry 10 do të nis më 70 mijë aplikacione

Blackberry 10 do të nis më 70 mijë aplikacione

Platformat iOS dhe Android, secili kanë më shumë se gjysmë milioni aplikacione, kështu që keni mjaft për të zgjedhur. Mirëpo tani ani edhe platforma RIM më Blackberry 10 nuk duket keq, ajo ka njoftuar se do të ketë aplikacione të mjaftueshme për të mbajtur përdoruesit të lumtur.

Shefi i marketingut në RIM Frank Boulben, thotë se përdoruesit e Blackberry 10 mund të presin rreth 70 mijë aplikacione bashkë më lançimin e platformës. Ky është një lajm i mirë. Shpresojmë se ato aplikacione janë të cilësisë se mirë, siç janë edhe në iOS dhe Android.

Një gjë është e sigurt se aplikacionet Facebook dhe Twitter do të jenë në Blackberry 10. Dhe në fund ndoshta 70 mijë aplikacione për fillim do të jenë të mjaftueshme për të tërhequr përdoruesit dhe për të mbajtur ata për një kohë të gjatë. |ameble| [divider top=”0″]

Shfaqen imazhe të sistemit operativ Blackberry 10

Shfaqen imazhe të sistemit operativ Blackberry 10

Dje është zbuluar se RIM (Research In Motion, kompani kanadeze që merret me zhvillimin e platformës mobile BlackBerry), pritet të shpall sistemin operativ BlackBerry 10 dhe data zyrtare e prezantimit do të jetë 30 janar 2013, në dispozicion është  menjëherë pas shpalljes.

Tani disa imazhe janë publikuar para shpalljes nga RIM, duka na ofruar kështu nje paraqitje te e asaj se çfarë mund të presim nga BlackBerry 10.

Dy pajisje të reja me BlackBerry 10 gjithashtu pritet të zbulohen nga RIM, duke përfshirë BlackBerry L i cili është me prekje të plotë. Së bashku me te një tjetër pajisje e pajisur me tastierë QWERTY, qe eshte i ngjashem me smartphone-in aktual BlackBerry Curve.

Për fat të keq nuk ka informata për çmimet ose disponueshmërinë e tyre në mbarë botën. |ameble| [divider top=”0″]

Ska WhatsApp për Blackberry 10

Ska WhatsApp për Blackberry 10

Disa nga ju mund të keni dëgjuar, se aplikacioni WhatsApp kohët e fundit është përditësuar për platformën Windows Phone 8, sistemi e fundit operativ për smartphone nga Microsoft. Bazuar në këtë logjikë dikush mund të pres që e njëjta të bëhet edhe për Blackberry 10? Pasi qe është në të gjitha versionet e Blackberry-t, kështu që pse të mos jetë në Blackberry 10?

Për fat të keq WhatsApp me sa duket nuk ka plane për momentin që ta mbështetës platformën e ardhshme te smartphone-ve me RIM.

Kjo u konfirmua kur James Richardson i Blackberry-it u ka shkruar email WhatsApp-it për të parë nëse ata do të mbështesin Blackberry 10. Në një përgjigje të shkurtër, një anëtar i WhatsApp-ti ka deklaruar se momentalisht nuk kanë plane për këtë. |ameble| [divider top=”0″]