BLU nuk është një markë e njohur krahasuar me kompanitë e mëdha të tilla si Samsung dhe Apple, por ky prodhues amerikan ka gdhendur disa modele të lezetshme të smartphone-ve që pritet ti shes me çmim të volitshëm. Janë tri modele tani të lansuara në treg, Studio 6.0 LTE, Studio 5.0 HD LTE dhe Studio Mini LTE.

Më i miri, BLU Studio 6.0 LTE vjen me ekran 6-inç 1080p, procesorin 4-bërthamor Snapdragon 400, kamerën e pasme 13-megapikselë, atë frontale 5-megapikselë, 2GB RAM, 16GB hapësirë e brendshme për ruajtjen e të dhënave plus mundësinë për zgjerim dhe baterinë 3200mAh. Ky model vjen me Android 4.4 Kitkat dhe në ngjyrë të zezë, të bardhë, kurse kushton 279 $ (ose 230 euro) nëpërmes Amazon-it.

????????????????????????????

Studio 5.0 LTE, vjen me ekran 5-inç 720p. Edhe ky gjithashtu përmban të njëjtin procesor dhe kamera, kurse posedon 1GB RAM, 8GB hapësirë e brendshme për ruajtjen e të dhënave plus mundësinë për zgjerim dhe baterinë më të dobët me 2200 mAh. Edhe ky vjen me versionin Android 4.4 Kitkat dhe kushton 200$ (ose 163 euro) nëpërmes Amazon-it.

?????????????????????????????

I fundit, Studio Mini LTE, vjen i pajisur me ekran 4.5-inç 480X854-pikselë, procesorin Snapdragon 400, kamerën e pasme 5-megapikselë, atë frontale 0.3-megapikselë, 1GB RAM, 4GB hapësirë e brendshme për ruajtjen e të dhënave nëpërmes microSD-së dhe baterinë 1850mAh. Ky vjen me versionin Android 4.2.2 Jelly Bean, edhe pse mund të përditësohet në Android 4.4, kurse kushton 119 $ (ose 97 euro) nëpërmes Amazon-it./ameble

??????????????????????????????