Tag Archives

3 Articles
Boxee blihet nga Samsung

Boxee blihet nga Samsung

BoxeeMuajin qe shkoj disa raporte ishin se Boxee gjoja është duke kërkuar një blerës, kurse tani thuhet se blerësi mund të jetë Samsung. Kjo e fundit ka blerë prodhuesin e set-top box-it Boxee për rreth 30 milionë $. Asnjëra palë nuk ka konfirmuar marrëveshjen, por uebfaqja izraelite The Marker thotë se Boxee është blerë nga jashtë Izraeli tha se marrëveshja është përfunduar. Ky raporti thotë se ekipi i Boxee-s me afro 40 punonjës do të zhvendosen në fuqinë punëtore të Samsung-ut.

Boxee e cila ka filluar si shërbim softuerik, ka arritur reputacionin duke ofruar një eksperience të pastër dhe relativisht miqësore. Ajo u rrit nga një kompani softuerike në atë harduerike nga koha kur filloi me shitjen e pajisjeve Boxee TV set-top box, e cili u ofron përdoruesve një ndërfaqe shumë tërheqëse, gjithashtu një pajisje me një dizajn mahnitës.

E mençur dhe e përballueshme kutia set-top box nga Boxee është ende një ide relativisht e re, por pajisjet: të tilla si Roku, Apple TV, dhe të tjera kanë rritur me të vërtetë një popullaritet në mesin e përdoruesve, kështu që Samsung është e mundur të konkurroj në treg me Boxee. |ameble|

Boxee me një përditësim të ri të softuerit Boxee TV

Boxee me një përditësim të ri të softuerit Boxee TV

BoxeeTVBoxee ka paralajmëruar për një përditësim të ri të softuerit Boxee TV i cili sjell një varg funksionesh të reja për pajisjet Boxee TV, duke përfshirë këtu DLNA, DMR, përkrah titujt 3d nëpërmes Vudu-s dhe një udhëzues të ri televiziv. Përditësimi për Boxee TV sjell edhe oraret e përmirësuara për DVR dhe ka një numër problemesh të rregulluara.

Pronarët që posedojnë Boxee TV janë të njoftuar për ketë nga dita e djeshme dhe u është thënë së përditësimi do të jetë në dispozicion brenda tri ditëve të ardhshme. Për detajet e plota dhe çdo gjë që është përfshirë në përditësimin e ri për Boxee TV mund ti shihni këtu. |ameble|

Walmart merr përsipër shitjen e Boxee TV

Walmart merr përsipër shitjen e Boxee TV

Sot në treg eksiton një numër i madh i pajisjeve “set-top box” që ju mundëson shërbime të ndryshme të tilla si Netflix ose YouTube. Një prej këtyre pajisjeve është Boxee TV. Boxee ditët e fundit ka shënuar një popullaritet të madh me njoftimin se Walmart do të merret me shitjen e pajisjes së saj të fundit, që në SHBA fillon nga dita e nesërme.

Boxee TV do të jetë në dyqane tamam në kohë për sezonin e pushimeve, me një çmim prej 98 $. Boxee TV është set-top box me ngjyrë të zezë që vjen me telekomandë, ajo mund të ketë qasje të lirë në kanale të transmetimit HD, si dhe përmbajtje streaming me internet.
Për me shumë detaje mund të informoheni nga Boxee. |ameble| [divider top=”0″]