Tag Archives

5 Articles
GoPro sjell kamerën e re Fusion me 5.2K

GoPro sjell kamerën e re Fusion me 5.2K

Go Pro ka lansuar sot një kamerë sferike me 5.2K, të quajtur GoPro Fusion. Fusion është anëtari më i ri në linjën e kameravë GoPro.

“Fusion është pajisja kryesore për foto dhe video sferike. Pajisja mund të xhiroj në 5.2K video dhe të shkrep foto të mrekullueshme,” ka deklaruar Jess Foley nga GoPro.

“Falë Fusion, përdoruesit tanë mund të kapin momente në të gjitha drejtimet dhe më pas të zgjedhin kompozicionin që dëshirojnë. Kjo quhet kornizimi OverCapture.” – tregon Foley./ameble

Kamerat e pesë telefonave me teknologjinë më të mirë auto fokus

Kamerat e pesë telefonave me teknologjinë më të mirë auto fokus

Autofokusi gjatë detektimit të fytyrës, laserët, infraredi, fokusi i pikselëve në nxjerrjen e imazheve dhe ngjyrave më përsosmërinë më të lartë, etj. Të gjitha këto janë karakteristika të kamerës së telefonave të mençur të ditëve të sotme.

Samsung tregoi vetveten me teknologjinë PDAF në Galaxy S5, më pas LG prezantoi Autofokusin laserik “Laser Auto Focus”, Lenovo integroi një sistem të fokusit përmes infrared-it në Vibe Shot, dhe Sony është gati për të sjell një zbulim të ri sa i përket kualitetit dhe fokusit të fotografisë në telefonin e gjeneratës së ardhme që do të quhet Hybrid AF.

Por, cila në fakt është më e shpejta, me më kualitet dhe thjeshtë më e mira?. Përderisa nuk ka një përgjigje të saktë në këtë pyetje duke ditë që secila teknologji nga ato që u përmenden më lartë ka karakteristikat e veta dhe qëllimin specifik, ne menduar që në këtë artikull thjeshtë të bëjmë një përmbledhje për ju, ku me pak fjalë mësojmë për secilën nga këto teknologji.

Me shpresën që do të qartësojmë disa gjëra në fjalën e marketingut të prodhuesve të telefonave të mençur, dhe të shohim më në detaje se çfarë ia vlen. \ameble

Për më shumë, shikoni videot më poshtë:

1.Galaxy S5- Demonstrimi i auto fokusit gjatë detektimit të fytyrës

[youtube id=”hwiPJNeQOiE” width=”600″ height=”350″]

 

2. Iphone 6- Demonstrimi i “auto fokusit dhe pikselave”

[youtube id=”fldnX0xuJ0E” width=”600″ height=”350″]

 

3.LG G3- Demonstrimi i auto fokusit laserik

[youtube id=”T_km8oZ2g98″ width=”600″ height=”350″]

 

4.Lenovo VIBE Shot- Demonstrimi i sistem të auto fokusit përmes infrared

[youtube id=”lEOSSnjkkmw” width=”600″ height=”350″]

 

5.Sony-  Demonstrimi i auto fokusit përmes Hybrid AF

[youtube id=”UfhKtwbqbfc” width=”600″ height=”350″]

Rrjedhin pamjet dhe karakteristikat e kamerës GoPro Hero4

Rrjedhin pamjet dhe karakteristikat e kamerës GoPro Hero4

Për kamerën e re GoPro Hero4 është përfolur edhe më herët kurse sot janë shfaqur imazhet e këtij modeli para se kompania GoPro të prezantoj zyrtarisht.

GoPro Hero4 do të jetë në dispozicion në dy versione Hero4 Black dhe Hero4 Silver duke përfshirë dy karakteristika kryesore video incizimin 4K në 30fps si dhe ekranin me prekje (touch screen) por për fat të keq jo në të dyja kamerat.

GoPro-Hero4

GoPro Hero4 Black e ka mundësinë të marrë video 4K në 30 korniza (frames) për sekondë dhe llogaritet si kamera “GoPro më e avancuar ndonjëherë,” posedon procesorë më të shpejtë, duke ofruar dyfishin e shpejtësisë nga Hero3 dhe e përmirësuar në cilësinë e imazheve nga 15fps në 30fps për videot 4K. Rezolucioni i GoPro Hero4 Black është 4K në 30fps, 2.7K në 50fps, 1440p në 80fps, 1080p në 120fps, 960p në 120fps, dhe 720p në 120fps. Ky model përmban lidhjet Wireless dhe Bluetooth, si dhe parametrat e ekspozimit natën.

Kurse GoPro Hero4 Silver për fat të keq nuk ofron Video 4K në 30fps por vjen i pajisur me ekranin më prekje ku ofron navigim më të lehtë në menytë dhe karakteristikat e kamerës. GoPro Hero 4 Silver e ka mundësinë të marrë video 4K vetëm nga 15fps, 2.7K në 30fps, 1440p në 48fps, 1080p në 60fps, 960p në 100fps, dhe 720p në 120fps dhe përfshin të ngjashme me versionin Black.

Për momentin ende nuk ka informata apo thashetheme për çmimet ose disponueshmërinë e këtyre pajisjeve në mbarë botën, por thuhet së ato do të prezantohen nga kompania më 8 Tetor. Të dy kamera të reja GoPro Hero4 janë në përputhje pajisje tjera shtesë të më hershme. Edhe GoPro Hero4 gjithsesi se pas lansimit zyrtar mund ti gjeni edhe tek ne, më konkretisht në dyqanet e MEGA-s. /ameble

Përmirësime në kamerën e Nexus 5 si dhe shfaqet tableti i ri Nexus 10 (2)

Përmirësime në kamerën e Nexus 5 si dhe shfaqet tableti i ri Nexus 10 (2)

Nexus 5 CameraShumë njerëz janë ankuar për kamerën e smartphone-it të fundit nga Google, Nexus 5. Sa i përket kësaj Google është përpjekur të përmirësoje atë me anë të versionit të platformës së tyre Andoid 4.4.2 KitKat, ajo ka bërë diçka në përmirësimin e shpejtësisë së kamerës mirëpo kualiteti ka mbet i njëjtë.

Tani si duket ketë problem e ka marr me seriozisht dhe është duke bërë diçka për të përmirësuar seriozisht kualitetin e kamerës duke shtuar kështu disa filtër, ngjashëm si tek Instagram. Është thënë gjithashtu se Google do ta ndryshoj edhe dukjen e programit të kamerës. Këto përmirësime thuhet së do të vijnë me versionin e ardhshëm Android 4.4.3 që pritet të vij së shpejti.

Deri sa jemi tek pajisjet Google, kjo kompani me apo pa dëshirë ka publikuar tabletin Nexus 10 (2) në PlayStore dhe ka tërhequr menjëherë, siç shihet në foton e më poshtme shkruan “Coming soon” (do vij së shpejti). Ky tablet pritet të shfaqet me versionet 16 dhe 32Gb, me ekran super HD dhe çmimi i është caktuar 399$ etj. /ameble

Nexus 10 se shpejti

Fujifilm me 28 Janar prezanton aparatin digjital X-T1

Fujifilm me 28 Janar prezanton aparatin digjital X-T1

Fujifilm si duket do të bëj prezantimin e një aparati të ri digjital në formën X-T1. Për ata që e përcjellin fushën e fotografisë dhe janë skeptik për foton e mëposhtëm, Fujifilm ka vendosur të bëj prezantimin e këtij modeli pak më zyrtarisht, duke njoftuar nëpërmes uebfaqen së tyre, bashkë me foton e më poshtëm, që thuhet ” X – Coming on January 28th”.

Fuji Film X-T1

Fujifilm ende nuk ka dhënë asnjë informatë në lidhje me karakteristikat e këtij modeli, por në bazë të asaj që ne dimë dhe thashethemeve, X-T1 pritet të shfaqet me dizajn retro (siç shihet edhe në foto), më pastaj thuhet se do të shfaqet me 16 megapikselë APS-C X-Trans sensor II, 8fps me AF tracking shooting, me lens X-mount që ndërrohet dhe vjen me trup të lëkurës së mbyllur që e bën kamerën një pajisje mjaft të dobishme për fotografet të cilët zakonisht fotografojnë jashtë.

Nuk janë dhënë detaje se sa do të kushtojë apo kur do të dalë në treg, por shpresojmë se të gjitha detajet e plota Fujifilm do t’i prezantoj më datën 28 Janar. /ameble