Tag Archives

14 Articles
Google Chrome Beta vjen në pajisjet iOS

Google Chrome Beta vjen në pajisjet iOS

Google nga tani u mundëson përdoruesve të iOS-it që të testojnë versionin Beta të Chrome-it, e cila në heshtje ka shtuar përkrahjen për iPhone dhe iPad në listën e platformave për teste.

Google Chrome Beta

Versioni Beta i shfletuesit të Google-it për smartphone vjen edhe me përkrahje për 3D Touch dhe disa mundësi tjera të vogla. Kompania me ketë hap u mundëson të testoni duke përdorur TestFlight të Apple-it.

Për të testuar Chrome Beta për iOS, ju duhet të shkarkoni dhe regjistroheni në TestFlight nga AppStore, pastaj vizitoni ueb-faqen e Google Chrome Beta dhe thjesht shtypni butonin “download Chrome Beta”. Pas kësaj e pranoni një email për konfirmim ku ju duhet të prisni derisa TestFlight ju dërgon konfirmimin që aplikacioni është i gatshëm për shkarkim.

Në anën tjetër dobitë e opsionit 3D Touch janë se mundëson të shtypni me pak forcë në ekranin e faqes së Chrome-it nga e cila, pastaj hapët një meny e re me ekstra opsione.

Pra, të gjitha këto janë disa mundësi dhe opsione të reja nga Google Chrome për iOS. /ameble

Google lanson aplikacionin Hangouts për sistemet Chrome dhe Windows

Google lanson aplikacionin Hangouts për sistemet Chrome dhe Windows

Hangouts ChromeGoogle ka lansuar aplikacionin Hangouts për sistemet operative Chrome dhe Windows. Aplikacioni i ri nënkupton se nuk keni nevojë të hapni shfletuesin për të hyrë në ketë shërbim të mesazheve.

Ky aplikacion ju mundëson gjithashtu bisedat me video, kështu që mund të bisedoni drejtpërdrejtë nëpërmjet kompjuterit. Aplikacioni i ri tani përmban të gjitha kontaktet dhe bisedat tuaja në një aplikacion të vetëm.

Shërbimi është i integruar me Hangouts tuaja të zakonshme, kjo i bie që të gjitha porositë sinkronizohen në mes të aplikacionit desktop dhe pajisjeve mobile.

Aplikacioni Hangouts nga tani është në dispozicion pa pagesë./ameble

Dell prezanton laptopin “Chromebook 11”

Dell prezanton laptopin “Chromebook 11”

Kompania Dell ka njoftuar për laptopin e tyre të ri Chromebook 11, një laptop i cili për kompaninë është i pari që vjen me sistem operativ Chrome të Google-it dhe që është projektuar posaçërisht për t’u përdorur nga shkollat ​​dhe nxënësit. Chromebook Dell 11 vjen me ekran 11 inç dhe ka rezolucion 1366 x 768 pikselë, posedon procesorin Intel Celeron 2955U me zgjedhje 2GB ose 4GB RAM.

Karakteristikat të tjera të tij përfshijnë 16 GB memorie e brendshme, kamerën frontale HD 720p, WiFi 802.11, Bluetooth 4.0 dhe USB 3.0.Dell Chromebook 11

Ky model do të jenë në dispozicion prej muajit Janarit në Britani të Madhe dhe SHBA të dhe çmimi i tij do të jetë nën 300 $. Kompania Dell ka thënë gjithashtu se do të punojnë në modele Chromebook tjera të cilat do të jenë të dizajnuara për tregun më buxhet të ulët si dhe për tregun e biznesit. |ameble|

Drejtpërdrejt: ngjarja e Google-it nga San Francisco

Drejtpërdrejt: ngjarja e Google-it nga San Francisco

Zëvendës presidenti i lartë i Google-it gjithashtu personi kyç në krye të Android-it dhe Chrome-it, Sundar Pichai, siç edhe kemi paralajmëruar sot pritet të mbaj një fjalim në një ngjarje të organizuar në San Francisco.

[youtube id=”GZzS6BxHEns” width=”600″ height=”350″]

Temë e bisedës do të jetë padyshim pjesa softuerike, por nuk do të thotë se aty nuk do të ketë edhe njoftime për sa i përket pjesës harduerike.

Thashethemet thonë se mund të publikohet versioni i ri Android 4.3 Jelly Bean por edhe prezantimi i një versioin krejt të ri të tabletit Nexus Google 7. Pichai përderisa është në krye të dy Android-it dhe Chrome-it, ndoshta më shumë mund të flas për integrimin e mëtejshëm të dy platformave.

Të gjithë jemi kureshtar të dimë se çfarë saktësisht pritet të thuhet apo shfaqet!? Ngjarja fillon nga ora 18:00. |ameble|

Përditësimi i ri Chrome për Android përfshinë Google translate

Përditësimi i ri Chrome për Android përfshinë Google translate

Chrome Android perditsimiKompania Google ka lëshuar një përditësim të ri për aplikacionin Chrome në Android, duke shtuar kështu mundësitë automatike për përkthim që aktivizohet kur vizitoni ndonjë faqe interneti të huaj dhe gjithashtu ka futur opsionin me ekran të plotë (fullscreen) për tablet tek shfletuesit.

Google Translate për Chrome-in në Android në fakt ka qenë në dispozicion që një muaj mirëpo në versionin beta, por tani të gjithë e kanë ketë mundësi të përdorin shërbimin. Tani kur vizitoni një uebfaqe në një gjuhë të huaj një toolbar do të paraqitet si pop-up duke ofruar mundësin të përkthejë tekstin. Nëse vazhdoni lëvizjen poshtë atëherë toolbar-i thjesht do të zhduket.

Disa ditë më parë, Google ka përditësuar aplikacionin Google Maps për Android, duke ofruar një eksperiencë më të mirë për tablet dhe navigacion më të zgjeruar me informacion të trafikut. Kompania gjithashtu ka raportuar se do të heq aplikacionin Latitude në Maps, edhe pse një shërbim i ngjashëm si ky do të integrohet në Google Plus. |ameble|

Google Chrome tani mund të flas me ju!

Google Chrome tani mund të flas me ju!

Nga tani ju mund të flisni me kompjuterin tuaj sikur me ndonjë person, mirëpo nëse posedoni shfletuesin Google Chrome. Aftësia për bisedë nga makina e kërkimit Google që u prezantua javën e kaluar në konferencën për zhvillues Google I/O, tanimë është në dispozicion dhe mund të përdoret nga secili.

Në versionin e ri Chrome 27, pasi të klikoni në kutinë e kërkimit në Google.com i cili hap një faqe kërkimi, dëgjon pyetjet apo komandat tuaja dhe ju mundëson të kërkoni nëpërmes mikrofonit.

Megjithëse kërkimi më zë nga Chrome u mundëson përdoruesve të kërkojnë gjëra duke folur, për ketë mundësi është duke u punuar qe një kohë, përditësimi i fundit tani i mundëson kompjuterit tuaj të kthej përgjigje tek ju. Për shembull, nëse ju pyesni, “Kush është kryetar i Kosovës?”, Chrome do të përgjigjet me zë të lartë, “Kryetare e Kosovës është Atifete Jahjaga.”

Kryetare e Kosoves

Ky shërbim tani për tani funksionon vetëm në gjuhën angleze. Për më shumë mund ta provoni vetë nëse posedoni shfletuesin Google Chrome dhe mikrofon. |ameble|

Google: Chrome ka 750 milion përdorues aktiv në botë

Google: Chrome ka 750 milion përdorues aktiv në botë

 

Google ChromeKur është fjala për zgjedhjen e shfletuesit për Internet, ka shumë nga to që përdoruesit mund të zgjedhin, të tilla si Internet Explorer dhe Safari që janë primar (default) për sistemet operative Windows dhe OS X pastaj është Opera, FireFox dhe Google Chrome, por për sa i përket shumicës, Google Chrome duket të jetë shfletuesi më i popullarizuar në botë për momentin.

Kjo është zbuluar nga Google, e cila ka thënë se shfletuesi i tyre Chrome aktualisht ka rreth 750 milionë përdorues aktiv në nivelin global, duke e bërë kështu shfletuesin më të popullarizuar në botë. Kjo sigurisht sepse duke marrë parasysh faktin se Chrome nuk është në dispozicion vetëm në pajisjet kompjuter, por edhe në pajisjet mobile, si dhe për shkak se ka sistemin operativ Google Chrome.

Sido që të jetë, cili është shfletuesi juaj i preferuar, dhe a jeni dakord se Chrome është shfletuesi më i popullarizuar për momentin? |ameble|

Video Praktike: Acer Chromebook C710

Video Praktike: Acer Chromebook C710

[youtube id=”-CKRgDiCcuo#!” width=”600″ height=”350″]

Pajisjet me “Chrome”

Pajisjet Chrome janë një llojë i ri i kompjuterëve me qëllimin e vetëm për t’ju mundësuar njerëzve të kenë qasje më të shpejt në ueb (internet). Nëse jeni prej atyre që bëni gjithçka “online”, atëherë Chrome është sistemi që ju duhet, dhe ju mundëson të shijoni më mirë bukurinë e ueb-it.

Çfarë e bënë sistemin Chrome të ndryshëm?

Disa gjëra që duhet ti kemi parasysh, nëse konsideroni se a është pajisja Chrome e duhur për ju:

E tërë puna juaj është e bazuar tek shfletuesi i Internetit. Dërgo E-mail, rregullo fotot, krijo dokumente, ju mund ti bëni të gjitha këto gjëra përmes këtij shfletuesi, duke ju falënderuar mijëra aplikacioneve që janë pjesë e këtij shfletuesi. Instalimi i këtyre aplikacioneve nuk është aspak i vështirë.

Të gjitha të dhënat e juaja ruhen në ueb

Gjithçka: aplikacionet, dokumentet, fotografitë dhe të gjitha të dhënat e juaja ruhen në ueb, në mënyrë që ju të keni qasje në to nga ku do dhe kur do.

Kompjuteri i bazuar në sistemin operativ Chrome nuk ka nevojë për fuqi të madhe të procesorit, sepse ai është shumë i shpejtë. Startimi i shpejtë pas ndezjes, procesimi i shpejtë i të dhënave, janë disa nga ato që e karakterizojnë sistemin operativ Chrome.

Acer Chromebook C710

Të kemi një kompjuter laptop me sistem operativ Chrome është një koncept i ri për ne, ky sistem është i ri dhe është duke tentuar që të shtrijë shërbimet e tij në mbarë botën. Prandaj sot për ju prezantojmë për herë të parë një video praktike të laptop-it të bazuar në Chrome, Acer C710.

Disa nga karakteristika kryesore të Acer Chromebook C710:

  • Sistemi Operativ: Google Chrome
  • Përmasat: 11.6
  • Pesha: 1.45kg
  • Ekrani: Intel HD, 1366×768, 128MB
  • Bateria: 6 shtresore
  • Procesori: 1.1 GHz Dual-core Intel Celeron Processor 847
  • RAM: 2GB
  • Hapësira e brendshme e diskut: 320GB, 5,400rpm
  • Kamera: VGA të perparme
  • Rrjeti: Wi-Fi 802.11a/b/g/n dhe LAN
  • Portet: HDMI; USB 2.0; VGA , Card Reader |ameble|
Acer përgatit gjeneratën e dytë të Chromebook për Tetor

Acer përgatit gjeneratën e dytë të Chromebook për Tetor

Sipas informacioneve të fundit Acer është duke u përgatitur për lirimin e gjeneratës të dytë të Chromebook nga mesi i tetorit, dhe shpreson që pajisja do të jetë në gjendje të zëvendësoi linjën e prodhimeve netbook, e cila pritet të dal së shpejti nga tregu. Acer dhe Samsung, të cilët pak kohë më parë kanë paralajmëruar gjeneratën e tyre të dytë të Chromebook-ut, janë dy lojtarët kryesorë në treg që në mënyrë agresive promovojnë produktet Chromebook.

Burimet thonë se tableti Surface nga Microsoft është pjesë e arsyes që nxiti Acer-in t’i kthehet më me agresivitet shtytjes së gjeneratës së dytë të produktit të Chromebook, edhe pse për gjeneratën e parë nuk mund të thuhet se ka qenë veçanërisht e suksesshme. Chromebook 11.6 inç nga Acer ka hyrë tashmë në prodhim masiv dhe pritet të arrijë në 200.000 njësi mujore. Përveç Samsung dhe Acer, Lenovo është poashtu në përgatitje të gjeneratës së dytë të kompjuterëve Chromebook. |ameble| |digitimes| [divider top=”0″]

Mbroni fëmijët tuaj nga Interneti!

Mbroni fëmijët tuaj nga Interneti!

Interneti është një medium i lirë dhe pa cenzurë, për këtë arsye është i pasigurt për fëmijët. Të jesh prind në epoken digjitale është e veshtirë sepse nuk dijmë se çka shfletojnë fëmijet tanë. Ne do të mundohem që t’ju shpjegojmë se si prindërit mund të sigurojnë shlfetim të kontrolluar dhe të mbajnë larg përmbajtjet e padëshiruara të Internetit.

Brenda 10 minutave ju mund të mbroni familjen nga kërcënimet online të të gjitha llojeve, duke përfshirë edhe malware-ët.

Programi që do të ju prezentoj është K9 Web Mbrojtja (K9 Web Protection), një program falas për filtrimin e Internetit dhe kontrollin nga ana juaj si prind (parental control). Arsyeja e përzgjedhjes së këtij programi është se K9 mund të përdoret në Windows, MacOS, iPhone, Ipad, Ipod dhe Android. Ne vijim po ju paraqesim disa nga veçoritë e këtij programi:

  • Bllokon ueb faqet në më shumë se 70 kategori, duke përfshirë pornografi, bixhoz, drogë, dhunë, urrejtje, racizëm, malware, spyware dhe phishing,
  • Ju detyron të përdorni SafeSearch në të gjithë motorët e mëdhenj të kerkimit që të filtroj rezultatet të padëshiruara,
  • Vendos kufizime kohore për të bllokuar qasjen ne web p.sh. lejohet perdorimi i facebook-ut vetëm një orë në ditë, apo shfletim i përgjithshëm deri në 4 orë në ditë,
  • Krijimi i listës suaj “Gjithmonë lejo” dhe “Gjithmonë blloko”
  • Lejoni një web faqe të bllokuar duke përdorë fjalëkalimin dhe ta mbani të hapur për një kohë të caktuar.

Si të instaloni K9 Web Protection

Instalimin filloni duke shkuar në http://www1.k9webprotection.com, nga këtu shtypni butonin FREE DOWNLOAD dhe do të ju paraqitet një faqe e re si në figurën e më poshtme.

K9 do të kërkoj emaill adresen e prindit (Administratorit), në të cilën adresë do të dërgojë kodin e licencës si dhe linkun për download. Pasi të shkruani licencën duhet të krijoni një fjalëkalim(password) të administratorit (KUJDES!!  Mos e humbni këtë password, përndryshe nuk mund të largoni programin)

Pas instalimit të suksesshëm do tju paraqitet kjo faqe në shfletuesin tuaj:

Si të bllokoni ueb faqet e padëshiruara

Në faqen e administratorit klikoni në SETUP dhe faqja e ardhshme do të ju jep opcionet më nivelet e mbrojtjës:

Në anën e majtë të dritares keni opcionet tjera qe janë:

Web Categories to Block: edhe pse preferohet të përdorni në Default, edhe Moderate është nje opsion i mirë për të filluar

WebSite exception: në këtë faqe mund të shtoni faqet të cilat dëshironi t’i përjashtoni nga ky nivel i mbrojtjes p.sh. Në DEFAULT është bllokuar faqja e YOUTUBE , kështu qe nëse dëshironi të lejoni youtube-in atëherë e shtoni në listën e faqeve të lejuara, apo të bllokoni ndonjë faqe që është e lejuar si p.sh. facebook.

Web Search Option: Këtu aktivioni Safe Search ku edhe kërkimet që bëhën më motorët e kërkimit do të filtrohen nga përmbajtjet e padëshiruara.

Time Restriction: Këtu krijoni orarin kohorë se kur mund të përdorni internetin

URL Keyword: në këtë faqe mund të përdorni fjalët qe doni të bllokoni , ky opcion vlen edhe për gjuhën shqipe, e vetmja gjë që duhet të bëni është të regjistroni fjalët ofenduese.

Në përfundim, mbrojtja K9  është softuer falas që do tju mbroj juve dhe familjen tuaj e posaqërisht fëmijët nga përmbajtjet të padëshiruara në internetit. Ka një pasqyrë të thjeshtë dhe është shumë efikas.

Nëse keni probleme gjatë instalimit ju lutemi të na shkruani në komente më posht dhe ne do të mundohemi të zgjedhim problemin që keni me këtë program. |ameble|

Versioni per ANDROID

Versioni per iOS  [divider top=”0″]

“Handwrite” funksion i ri i kërkimit nga Google

“Handwrite” funksion i ri i kërkimit nga Google

Google ka njoftuar për një funksion të ri kërkimi për smartphone dhe tableta. Ky funksion i ri quhet Handwrite(dorëshkrimi), kjo ju mundëson qe të bëni kërkime nga faqja e kërkimit “Google search” duke shkruar fjalën kërkuese më gishtin tuaj ne touchscreen. Nuk keni nevojë për të instaluar ndonjë program të ri për ta bërë ketë, vetëm përdorni shfletuesin(browser-in) tuaj te rregullt ne smartphone apo tabletë. Megjithatë sipas bllogut zyrtar të Google-it shfletuesi “Chrome” rekomandohet, pasi qe kërkimi është me i saktë”. Opsioni Handwrite është aktivizuar vetëm për IOS 5 +, Android 2.3 + (smartphone) dhe Android 4.0 + (tabletë). |ameble|

Për ta aktivizuar ketë opsion nga Smartphone-i juaj, hapeni google.com pastaj ndiç hapat si ne fotografinë e me poshtme,

Kurse për tabletë opsioni i njëjtë për aktivizim gjendet ne te djathtë si ne fotografinë e me poshtme:

Pasi ta kryeni mënyrën e aktivizimit atëherë mund ta testoni sipas videos se paraqitur: [youtube id=”uyeJXKfAcpc” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

Adobe Flash në Nexus 7 dhe Jelly Bean

Adobe Flash në Nexus 7 dhe Jelly Bean

Përditësimi (update) i fundit nga Google për Android – Jelly Bean, ofron shumë gjëra të reja, mirëpo, njëra prej ndryshimeve kryesore është mos-përkrahja e Adobe Flash-it. Edhe pse Adobe Flash është një teknologji e vjetëruar, shumë prej ueb faqeve në internet janë të ndërtuara pjesërisht (ose plotësisht) nga Flash-i. Trendi është, që të promovohen teknologji të reja (si HTML 5) dhe njëkohësisht të distancohemi nga përdorimi i Adobe Flash-it.

Pa marrë parasysh, për të gjithë ata që përdorin Flash-in, ose vizitojnë faqe që janë të ndërtuar nga kjo teknologji ka lajme të mira. Programerët nga xda-developers kanë gjetur mënyra të ndryshme për funksionalizimin e Adobe Flash në Jelly Bean.

Shfletuesi nativ i internetit në Android, i ashtuquajtur “Browser”, në Nexus 7 është zëvendësuar me Google Chrome. Natyrisht, Google Chrome nuk përkrah “plugins”, për këtë arsye Adobe Flash nuk mund të funsionojë në Chrome. Mirëpo, nëse instalohet Browser dhe Adobe Flash si .apk (.apk është paketë instaluese për Android, sikurse .exe në Windows) atëherë ky kombinim do të funsionojë pa problem në Jelly Bean. Disa raportojnë që Adobe Flash mund të përdoret edhe me shfletues(browser) të tjerë si Dolphin HD dhe Firefox pa asnjë problem. Për informata më të hollësishme, visitoni linkun xda-developers.com |ameble| [divider top=”0″]