Tag Archives

6 Articles
Intel lançon procesorët Core M

Intel lançon procesorët Core M

Në prezantimin e Intel në Computex, presidenti Renee James ka treguar për herë të parë të ardhmen e Intel-it: një laptop 2 në 1 i pajisur me procesorin 14 nanometër Intel Core M. Ky procesor është gjenerata e pestë e procesorëve Core (edhe pse në foto thuhet se është gjenerata e katërt).

intelCore M

Përdorimi i këtyre procesorëve shpenzon më pak energji, pra do të kemi një kohëzgjatje më të madhe të baterisë. Jemi akoma në pritje të dizajnit final të këtij laptopi dhe dihet që do të jetë një tablet-laptop me trashësi 7.2mm. Pajisja do të shoqërohet me tastierën dhe një pajisje tjetër që do të sigurojë një temperaturë optimale dhe performancë më të mirë.

Edhe pse nuk është hera e parë për një procesor të ngjashëm me këtë, kompania ka thënë se procesori i ri do të jetë më efikas dhe do të përdorë më pak energji. Gjithashtu pajisjet me procesorin Core M nuk do të kenë ventilatorë duke pasur një dizajn më elegant. Intel Core M do të ketë një performancë 20-40% më të mirë se gjenerata paraardhëse, do të konsumojë 45% bateri më pak dhe do të lëshojë 60% më pak nxehtësi, duke lejuar që të mos nevojiten ventilatorët. /ameble

Prezantohet Asus FonePad 8 në Computex 2014

Prezantohet Asus FonePad 8 në Computex 2014

Në eventin Computex 2014, Asus prezantoi pajisjen Asus FonePad 8, të cilën kompania e përshkruan si një tablet 8 inç që ka funksionalitetin e telefonit, një version më i avancuar se sa modeli i mëparshëm Asus FonePad 7 inç.

Asus FonePad 8 posedon ekranin 8 inç me definicion të lartë me rezolucion prej 1280 x 800 pikseleve i mbështetur nga procesori 4-bërthamor Intel Atom Z3560 1.8GHz.

Asus FonePad 8

Asus FonePad 8 ka të integruar 1GB RAM memorie, 8GB ose 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet deri në 128GB nëpërmjet kartelës microSD, 2 megapiksel kamerën frontale, 5 megapiksel kamerën kryesore dhe një bateri të fuqisë 1,500 mAh.

Ky model përkrah rrjetet 802.11 b / g / n WiFi, 3G, GPS dhe vjen me versionin e fundit të sistemit operativ nga Google, Android 4.4 KitKat.

Deri më tani nuk ka informata për çmimin e modelit Asus FonePad 8. /ameble

HP prezanton laptopin me Android, SlateBook PC

HP prezanton laptopin me Android, SlateBook PC

HP ka prezantuar laptopin me platformën Android, SlateBook PC, me ekran 14-inç që në vete mbart një dizajn të lëmuar. Slatebook PC është mundësuar nga procesori Nvidia Tegra 4 me 2GB RAM dhe deri 64GB hapësirë të brendshme për të dhëna.

HP SlateBook PC

Ky model posedon ekranin unik me prekje 14-inç 1080p dhe nga pesha është paksa i rëndë me 1.68 Kg. Në dispozicion është me ngjyrë të zezë dhe qoshet në të verdhë.

SlateBook PC ofron gjithashtu qasje të plotë në Google Play Store, qasje për shkarkim në të gjitha aplikacionet.

Laptopi pritet të paraqitet në ngjarjen Computex gjatë kësaj jave që mbahet në Taipei. Slatebook PC në dispozicion për shitje do të jetë duke filluar nga data 6 Gusht me çmim për 399$ (292 Euro). /ameble

Tableti me Firefox OS shfaqet në Computex 2013

Tableti me Firefox OS shfaqet në Computex 2013

Një tablet me sistem operativ Firefox është paraqitur në ngjarjen Computex 2013. Ky tablet është prezantuar në fillim të kësaj në një konferencë për media, momentalisht gjendet nën stendat e kompanisë Foxconn bashkë më një seri smartphone-sh me po të njëjtin sistem operativ.

Prezantimi i këtij tableti Firefox vijon nga njoftimi i së hënës, se kompanitë Foxconn dhe Mozilla janë partner jo vetëm për të ndërtuar smartphone por edhe tablet.

Firefox OS tablet

Është thënë se modeli i këtij tableti është i pajisur me ekran 10.1 inç dhe në stil dhe dizajn duket i ngjashëm me Google Nexus 10.

Menaxheri i përgjithshëm i Grupit për Biznes dhe Inovacione në Sisteme Digjitale për Foxconn, Young Liu, ka shpjeguar në një deklaratë duke thënë: “Ne besojmë se integrimi i softuerit dhe zhvillimi i harduerit do të ofrojnë përfitime të mëdha për klientët dhe konsumatorët tanë.” Firefox OS nga Mozilla është i bazuar në HTML5 dhe në open web technologies. |ameble|

Gigabyte lanson zyrtarisht Mini kompjuterin “Gigabyte Brix”

Gigabyte lanson zyrtarisht Mini kompjuterin “Gigabyte Brix”

Në ngjarjen Computex 2013, kompania Gigabyte ka lansuar zyrtarisht mini kompjuterin e tyre të ri Gigabyte Brix që mund të jetë e pajisur me zgjedhje të procesorëve përfshirë Intel Celeron 1007U, Core i3-3227U, Core i5-3337U, dhe Core i7-3537U.

Dimensionet e mini PC-s Gigabyte Brix janë 29.9 X 107.6 X 114.4 mm dhe është i pajisur me dy slote SO-DIMM duke mundësuar kështu rritjen në maksimum prej 16GB RAM të llojit DDR3. Karakteristika të tjera të Gigabyte Brix përfshijnë, portën HDMI, mini DisplayPort, WiFi, dhe 2 porte USB 3.0

Gigabyte Brix Mini PC

Gigabyte Brix Mini PC 1

Gigabyte Brix është projektuar për ti ofruar përdoruesve një opsion kompakt për shtëpi HTPC (Home Theater Personal Computer). Në të ardhmen kjo kompani shpreson të ofroj sisteme të pajisur me procesorë  Haswell.

Ende nuk ka informata për çmimet e pajisjes se lansuar Gigabyte Brix. |ameble|

ASUS MeMo Pad HD 7 vetëm 130 $

ASUS MeMo Pad HD 7 vetëm 130 $

ASUS MeMo Pad -amebleGjatë konferencës për shtyp Computex, ASUS ka njoftuar për pajisje të reja Android të cilat pritet të debutojnë në treg me një çmim shumë të ulët. Është fjala për tabletin Memo Pad HD 7.

Modeli MeMo Pad, me 8 GB do të ketë çmimin 130 $ ndërsa modeli 16 GB 150 $.

Tableti ASUS MeMo vjen me ekran 1280 X 800 piksela, procesorin 4-bërtahmor, 1 GB RAM, kamera frontale 1.2 megapikselë ndresa ajo e pasme 5 megapiksel si dhe ka të instaluar platformën Android 4.2 Jelly Bean.

ASUS MeMo HD 7 poashtu përkrahë edhe kartelën microSD për zgjerimin e hapësirës së brendshme për ruajtje. Ajo që duhet të theksohet është bateria e tabletit e cila mundëson shikimin e videove deri në 10 orë.

Pra, duke pasur parasysh karakteristikat harduerike si dhe çmimin, Asus MeMo HD 7 padyshim  do të jetë një konkurrent potencial në tregun e tabletëve. Ky tablet do të lansohet në treg nga muaji korrik, dhe do të jetë në dispozicion me ngjyra të ndryshme, të zezë, të bardhë, rozë si dhe jeshile. |ameble|