Tag Archives

2 Articles
Nga tani edhe Google shet adresa të Domain-it

Nga tani edhe Google shet adresa të Domain-it

Google SingGoogle sot në konferencën vjetore për zhvillues I/O pritet të jap edhe një lajm tjetër shumë të rëndësishëm. Kompania ka nisur shërbimin e saj të fundit, Google Domains, i cili do të përqendrohet në biznese të vogla duke ndihmuar ato që të marrin hapat e tyre të parë në internet. Pra, thjesht do të bëhet konkurrent i GoDaddy.

Thelbi i Google Domain është motori i kërkimit, i cili ju mundëson të kërkoni dhe lehtë të blini një domain URL për biznesin tuaj. Gjithashtu do të ketë mundësinë të blini dhe shisni domain-a përmes kësaj faqe. Google ofron deri në 100 domain-a të bazuar në një adresë të email-it dhe deri 100 nën-domain-a nga blerja e një domain-i. Shërbimi nuk përfshin ndonjë mjet me anë të cilit mund të ndërtohet një uebfaqe, por gjiganti i kërkimit është partner me Squarespace, Wix, Weebly dhe Shopify.

Google ka thënë se ka krijuar ketë shërbim pasi që nëpërmjet kërkimit ka parë se 55% e bizneseve të vogla ende nuk kanë një uebfaqe. Ne jemi të sigurt që këto adresa të reja do të ndihmojnë kompanitë e vogla që të fitojnë më shumë para. Këtu gjithsesi se, edhe vet kompania do të ketë fitimet e veta.

Nga tani secili mund të kërkoj për adresën që ju intereson nëpërmes Google Domains, edhe pse për momentin ju nevojitet një kod për përdorimin e kësaj faqe, kjo do të jetë deri sa të lansohet zyrtarisht. /ameble

Historia e Domain-it dhe disa fakte interesante

Historia e Domain-it dhe disa fakte interesante

Domain është një adresë unike që përdoret vetëm në Internet. Kjo është ajo që ju shihni në shiritin e adresave pas www., në shfletuesin(browser) tuaj web dhe kjo është ajo që vjen pas shenjës @ pas një e-mail adrese.

A e keni ditur se symbolics.com është domain-i i parë i regjistruar në vitin 1985 nga Symbolics Computer Corporation? Që atëherë regjistrimi i domain-ve ka shpërthyer dhe nuk ka shenja të ngadalësimit, çdo vit rritet me shumë. Në këtë vit, një faqe interneti është një nga çelësat kryesor për suksesin dhe ndërtimin e një kompanie.

Symbolics.com është domain-i i pare i regjistruar me 15 Mars 1985 nga Symbolics Computer Corporation ne Massachusetts, me pastaj kjo u është shitur XF.com për investime me një shumë te pa zbuluar ndonjëherë.

Ketë vit(2012), ne shënojmë 27 vjetorin e Domain-it. Interneti tani është industri qe vlen 1.5 trilion dollar, dhe deri ne vitin 2020 kjo do të rritet deri ne 4 trilion.

5 uebfaqet e para të hapura janë: Symbolics.com, mcc.com, think.com, bbn.com, dec.com kurse sot 5 faqet me te popullarizuara janë: google.com, youtube.com, facebook.com, yahoo.com, live.com.

Në vitin 1995 kanë qenë 120.000 domain-a .com(pikë kom) te regjistruar, kurse ne fund te vitit 2011 janë regjistruar këto shifra, .com – 95.5 milion, .net 13.8 milion, .org – 9.3 milion, .info – 7.6 milion, .biz – 2.1milion domain-a.

Domain name me i gjatë është www.thelongestdomainnameintheworldandthensomeandthensomemoreandmore.com

Kurse domain-i i parë me 2 shkronja ka qenë HP.com qe është krijuar ne vitin 1986, dhe ato që janë shitur me se shtrenjti janë fb.com për 8.5 milion, yp.com për 3.5 milion.

Shikoni më poshtë disa fakte shumë interesante qe janë përmbledhur ne një foto grafikë nga visual.ly |ameble|

[divider top=”0″]