Tag Archives

4 Articles
Google synon të fillojë dërgimin e porosive me Drone

Google synon të fillojë dërgimin e porosive me Drone

Google Project wingDy vjet më parë kompania Amazon kishte zbuluar planet e saj për mundësin e dërgimit të porosive nëpërmes Drone-it, projekt ky i quajtur Prime Air. Ende ky projekt nuk ka dal në shërbim, por në ndërkohë si duket edhe Google po planifikon të ofroj një shërbim të tillë si rival.

Në konventën për kontrollin e trafikut ajror që është mbajtur dje, David Vos nga Google ka njoftuar për fillimin e planeve të tyre për dërgimin e porosive dhe lansimin që pritet të bëhet në vitin 2017.

Google në fakt ka prezantuar një Drone të tillë në vitin 2014, me një dizajn në formë të airoplanëve. Kompania tani është duke punuar në një model tjetër të ri, edhe pse ende nuk është publikuar për publikun.

Sa i përket këtyre planeve si nga Amazon po ashtu edhe nga Google, çështja prapë mbetet tek rregullat e qeverive përkatëse, aprovohen ose jo. /ameble

DJI lanson modelin e ri të dronit “Phantom 3”

DJI lanson modelin e ri të dronit “Phantom 3”

Në një ngjarje të drejtpërdrejt, kompania DJI ka prezantuar dy drona të ri Phantom 3, të cilët vijnë me disa karakteristika të reja.

Phantom 3 do të vij në dy modele të ndryshme, Phantom 3 Professional, që përfshin kamerën e re me rezolucion të lartë 4k, dhe modeli tjetër Phantom 3 Advanced, e cila përfshin versionin të përditësuar të kamerës së tyre më definicion të lartë (HD) dhe mund të incizoj deri në 60fps.

Çmimet e tyre pritet të jenë:

Phantom 3 cmimet

DJI ka njoftuar gjithashtu se dronet e ri posedojnë mundësinë e integrimit me aplikacionin Pilot të DJI-së. Aplikacioni u mundëson përdoruesve të kontrollojnë pothuajse çdo lëvizje të dronit si dhe kamerës së integruar, duke ofruar një kontroll manual të plotë mbi imazhet që kapen.

Përveç kësaj, të dy modelet janë dizejnuar nga zeroja, të cilët tani janë më të lehta për t’u përdorur dhe për të lundruar më to. /ameble

Dronet do të zëvendësojnë kamerierët në një restorant në Singapor

Dronet do të zëvendësojnë kamerierët në një restorant në Singapor

Një restorant në Singapor thuhet se do të të përdor dronet për të zëvendësuar kamerierët, ku dronet në ketë rast do të përdoren për të ofruar ushqime dhe pije për klientët nëpër tavolina. Këto drone të ri janë prodhuar nga një kompani e quajtur Infinium Robotics dhe janë të aftë të mbajnë ushqim dhe pije deri në 2 kg.

Drone kamarier

Kamerieret robot do të kenë mundësi të bartin dy kriglla birrë, një picë ose dy gota verë në një bartje, të cilën mund ta shihni në një video të publikuar nga BBC.

Robotët do të lëvizin në restorant mbi koka të klientëve dhe për të lundruar do të përdorin një sistem të sensorëve me rreze infra të kuqe që janë të vendosura rreth e rreth restorantit. Përderisa drone-t do të përdoret për të zëvendësuar rolin e kamerierëve në restorant, stafi nuk do të humb punën, ata do të lëvizin në punë më përgjegjësi më të lartë.

Se sa do të funksionojë kjo mbetet të shihet. /ameble

GoPro është në proces të zhvillimit të drone-ve të vet

GoPro është në proces të zhvillimit të drone-ve të vet

Phantom droneThe Wall Street Journal (WSJ) ka njoftuar sot se prodhuesi i kamerave në lëvizje GoPro aktualisht është në proces të zhvillimit të drone-ve GoPro (avionë me telekomandë), të cilët pritet të konkurrojnë direkt me DJI, Parrot dhe të tjerë. Kjo informatë ka rrjedhur nga një burim i afërt për zhvillimin e drone-ve GoPro i cili për WSJ ka shpjeguar se, GoPro në fund të 2015-ës po planifikon të fillojë shitjen e drone-ve multirotor të pajisur me kamera me definicion të lartë.

Pajisja e re drone-ve nga GoPro pritet të vijë me çmim në mes 500 dhe 1000$. Megjithatë, GoPro po qëndron e heshtur rreth këtyre thashethemeve ku deri më tani nuk ka konfirmuar apo mohuar thashethemet.

Për fansat e kamerave GoPro si dhe për shumë pajisje tjera shtesë, mund ti gjeni në dyqanin MEGA në Prishtinë. /ameble