Tag Archives

3 Articles
Microsoft konfirmon kohën dhe datën për ngjarjen E3

Microsoft konfirmon kohën dhe datën për ngjarjen E3

E3-2015Microsoft ka konfirmuar kohën dhe datën e konferencës së tyre E3 që mbahet çdo vit. Deri më tani nuk duket se do të ketë ndonjë surprizë të madhe. Ngjashëm sikur vitin e kaluar, ngjarja hap dyert në ora 9:30 paradite, ditën e hënë me 15 qershor.

Konferenca si duket do të transmetohet nëpërmes Xbox Live dhe Twitch sikur vitet tjera. Microsoft në ketë ngjarje ka ftuar rreth 500 pjesëmarrës për të marrë pjesë në ketë konferencë.

Nga kjo ngjarje pritet të shohim lojërat Halo 5: Guardians, Rise of the Tomb Raider, diçka nga Quantum Break, Forza Motorsport 6 etj. Gjithashtu mund të flitet në lidhje me konsolen Xbox me madhësi të diskut 1 terabyte. Pra gjithçka nga kjo ngjarje mbetet të shihet muajin e ardhshem. /ameble

Çfarë pritet nga ngjarja E3 2014?

Çfarë pritet nga ngjarja E3 2014?

E3 2014 LogoElectronic Entertainment Expo (E3) fillon nesër, dhe nga kompanitë më të mëdha të video lojërave pritet të shfaqin të rejat e tyre për gjatë gjithë javës.

Los Angeles Convention Center do të jetë pikë-nisja për disa nga lojërat më të mëdha të vitit që vjen. Aty mund të shikoni titujt e ardhshëm për Xbox One, PlayStation 4, dhe Wii U ku do të përcaktojnë të ardhmen e lojërave.

Sony, Microsoft dhe Nintendo kanë punuar dhe janë duke punuar shumë për të shitur konsolat e  tyre të reja dhe këtu qëndron edhe ekskluziviteti.

Nintendo pritet të prezantoj Super Smash Bros për 3DS dhe Wii U, e cila është një nga lojërat më të pritura nga Nintendo. Shumica e fansave po shpresojnë që Nintendo do të prezantoj disa karaktere të reja që i mungojnë listës, si Solid Snake, Bayonetta, ose Wonder Red. Nintendo gjithashtu do të zbulojë më shumë për lojërat Hyrule Warriors dhe Dynasty Warriors. Përveç këtyre dy titujve, presin edhe lajme tjera nga lojërat e famshme të Nintendo-s, si Mario, Zelda dhe ndoshta Metroid që është në zhvillim etj.

Microsoft do të paraqitet me lojën Halo për Xbox One dhe do të prezantoj gjithashtu planet e saj për versionin Halo 5: Guardians.

Sony gjithashtu do të ketë disa tituj të veçantë në E3, por që nuk do të jenë tema kryesore e tyre. Këtë vit, ata pritet me shumë të promovojnë shërbimin e tyre të ri për lojëra PlayStation Now streaming, e cila premton të sjell lojërat klasike të PlayStation për PlayStation 4, gjithashtu në HDTV-të të Sony-t. Për më tepër ne do të percjellim të gjitha këto ngjarje dhe në ditën në vijim do të shfaqim më të rejat nga ky organizim. /ameble

E3 – Çfarë pritet këtë javë

E3 – Çfarë pritet këtë javë

E3 KonferencaE3 (Electronic Entertainment Expo) është ekspozita më e madhe në Amerikën e Veriut që nxjerr në pah video lojërat e të gjitha formave dhe madhësive. Këtë vit do të kandidohet nga dita e martë më 5 qershor deri të enjten më 7 qershor, por e gjithë kjo fillon të hënën me 4 qershor. Krijuesit e lojërave do të njoftojnë për punën e tyre momentale dhe atë që ata do të përgatisin për vitin e ardhshëm. Gjithashtu, do të ketë previews, video dhe foto galeri të ekspozuara gjatë gjithë javës për lojërat Assassin’s Creed III, Call of Duty, Black Ops 2, Hitman Absolution, si dhe shumë tjera.

Orari i gjithë kësaj është si ne vijim:

Hënë, 4 qershor

10:00 – Microsoft Press Konferenca
13:00 – Electronic Arts Press Konferenca
15:00 – Ubisoft Press Konferenca
18:00 – Sony Press Konferenca
 

Martë, 5 qershor

09:00 – Nintendo Press Konferenca
12:00 – Hapja

Ketë ngjarje mund ta përcillni drejtpërdrejt nga ueb faqja E3. |e3expo.com||ameble| [divider top=”0″]