Tag Archives

6 Articles
Vdiq njeriu që shpiku Email-in

Vdiq njeriu që shpiku Email-in

Njeriu që shpiku E-mail-in (posten elektronike) Raymond Tomlinson, ka vdekur këtë fundjavë në moshën 74 vjeçare. Tomlinson nuk njihet vetëm për shpikjen e E-mail-it, ai në fushën e komunikimit digjital njihet edhe për futjen e përdorimit të simbolit “@” në email.

Ray Tomlinson

“Në vitin 1971 [Tomlinson] kishte zhvilluar aplikacionin e parë ARPANET për komunikim me email nëpërmes rrjetit, duke kombinuar programet SNDMSG dhe CSNET, dhe duke e bërë të mundur që mesazhet të dërgohen për përdoruesit në kompjuterë tjerë,”

Në biografinë zyrtare të Ramon Tomlinson në internet thuhet se “ai zgjodhi shenjën @ për të ndarë email-at lokal nga ata global, si adresa postare.

Në fakt, sot simboli @ është i përhapur edhe me shumë, përdoret në rrjetet sociale si në Twitter dhe Instagram, për të filtruar mesazhet e përdoruesve.

Sidoqoftë, Tomlinson thuhet të ketë vdekur nga sulmi në zemër. RIP. /ameble

Senatori i nën komitetit për teknologji të SHBA-së asnjëherë nuk ka dërguar email

Senatori i nën komitetit për teknologji të SHBA-së asnjëherë nuk ka dërguar email

noemail-AmebleBesoni apo jo, senatori Republikan i Karolinës Jugore Lindsey Graham asnjëherë në jetë nuk ka dërguar e-mail. Gjersa ishte prezent në një takim me gazetarë, njëri nga ta e pyeti atë se a ka senatori email adresë private. Ai u përgjigj “Unë nuk dërgoj e-mail, kontrolloni llogarinë time dhe do të shihni se unë asnjëherë nuk kam dërguar asnjë email”.
Gjëja më e interesante e këtij lajmi është fakti që ai po përgatitet që të jetë njëri nga kandidatet për president të SHBA nga kampi republikanë dhe për momentin drejton nën komitetin për teknologji të SHBA-së dhe vetë nuk përdor teknologjinë.

Ai madje nuk u përgjigjet as SMS-vë në telefon, sipas tij e vetmja mënyrë e komunikimit që ai preferon është biseda telefonike apo sy me sy.

Për më shumë shikoni deklaratën e tij

[youtube id=”RoNHHaL2Phs” width=”600″ height=”350″]

Për çdo minutë dërgohen 204 milionë email-a

Për çdo minutë dërgohen 204 milionë email-a

Shumë çka mund të ndodhë brenda 60 sekondave. Shembull, një daktilograf i mirë mund të shkruaj rreth 80 fjalë ose përdoruesit e YouTube-it mund të fusin 72 orë video brenda 1 minute. Përderisa rrjetet sociale ta japin ndjenjën se interneti është një qytet i vogël ku të gjithë janë të lidhur njeri me tjetrin, e vërteta është krejt ndryshe. Të dhënat që transferohen në internet për çdo minutë nga 2.4 miliardë përdorues, janë të mëdha dhe të pa imagjinueshme.

Brenda një minute, përdoruesit e email-ave dërgojnë 204 milionë mesazhe, Amazon arrin 83.000$ shitje online kurse përdoruesit e Apple-it shkarkojnë rreth 48.000 aplikacione. Në rrjete sociale, përdoruesit e Facebook-ut shpërndajnë 2.460.000 përmbajtje, 277.000 cicërima bëhen nëpërmes Twitter-it kurse përdoruesit e Tinder-it shfletojnë në të majtë apo djathtë 416.667 herë.

Stafi nga Domo ka nxjerr këto statistika në një infographic (shih më poshtë) që shfaqë në detaje disa të dhëna të pabesueshme që gjenerohen në internet për çdo minutë. /ameble

Data Never Sleeps

Gmail sjellë si opsion ndryshimin e dokumenteve të Office-it drejtpërdrejt nga shfletuesi

Gmail sjellë si opsion ndryshimin e dokumenteve të Office-it drejtpërdrejt nga shfletuesi

GmailGmail ka sjellë si opsion ndryshimin e dokumenteve të Microsoft Office-it, duke i dhënë përdoruesve të Gmail-it mundësi për të hapur dhe edituar file-at si Word, Excel dhe Powerpoint brenda shfletuesit të tyre Chrome me vetëm një klik.

“Ne si përdorues të dokumenteve, e kuptojmë se nganjëherë vërtet është e nevojshme të punojnë drejtpërdrejt në file, kështu që për ketë arsye kemi bërë ketë përditësim për ju,” ka shpjeguar udhëheqësi i Google-it në një post të tij në Google+. “Tani është edhe më e lehtë për ju për të edituar file-a të Office-it ku shpesh ju vijnë të bashkangjitur në një email.”

Ja se si funksionon: kur pranoni një Word, Excel apo Powerpoint të bashkëngjitur me email, ju duhet të klikonin në butonin “edit”, dhe dokumenti juaj automatikisht do të konvertohet dhe hapet brenda Google Docs, Google Sheets apo Google Slides. Kur të përfundoni ndryshimin, ju thjesht mund ta ruani atë, eksportoni ose edhe dërgoni nëpërmes email-it.

Nëse nuk doni ta ndryshoni formatin e dokumentit që keni hapur, atëherë Google ju rekomandon të instaloni një program të vogël shtesë (extension) për editim (Office Editing) për Google Chrome, i cili ju mundëson që dokumentet e hapura të Office-it të ruajnë formatin e tyre origjinal edhe pas editimit. /ameble

Zyrtare: Hotmail zëvendësohet me Outlook

Zyrtare: Hotmail zëvendësohet me Outlook

hotmail to outlookMicrosoft ka njoftuar se tranzicioni i ngadalshëm nga Hotmail.com në Outlook.com sot është kompletuar, dhe nga tani e tutje portali i shumë vizituar www.hotmail.com është shuar.

Siç është premtuar edhe më herët nga kompania gjigante Microsoft, përdoruesit e shërbimeve nga Hotmail.com nuk kanë përjetuar asnjë ndërprerje të shërbimeve gjatë këtij tranzicioni.

Microsoft kishte lansuar Outlook.com gjatë verës së vitit të kaluar, si një shërbim email-i të ri i cili do të zëvendësojë përfundimisht Hotmail.com dhe i cili do të përfshijë më shumë mundësi të shërbimeve. Microsoft ka njoftuar për dy mundësitë e reja që janë të integruara në Outlook.com.

Përdoruesit nga tani do të kenë në dispozicion SMTP, kështu që brenda llogarisë së Outlook.com mund të integrohen disa email adresa të ndryshme (Gmail, Yahoo, etj) dhe lehtë mund të bëhet përzgjedhja e adresës nga e cila dëshirohet të dërgohet një email.  Mundësia e dytë është integrimi i thellë me SkyDrive që japë përdoruesve të Outlook.com mundësinë për të ruajtur dokumente direkt në SkyDrive të tyre, si dhe lehtë t’i dërgojnë si dokumente të bashkangjitura nëpërmjet email-it e nga SkyDrive. Në thelb ky shërbim është i njëjti sikurse shërbimi që ofrohet nga Google Gmail Drive.

Microsoft mburret më atë se deri me tani janë 400 milionë përdorues që janë duke përdorur Outlook.com, i cili paraqet një numër të madh të përdoruesve për një shërbim të ri. Por, gjëja më rëndësishme për Microsoft-in ishte hapja e mbi një milionë llogarive të reja në Outlook.com për disa orë. Sigurisht, arsye për këtë mund të ishte edhe rezervimi i email adresave nga përdoruesit për platformen e re.|ameble|

Google aktivizon prap opsionin e ri “Compose” në Gmail

Google aktivizon prap opsionin e ri “Compose” në Gmail

Më 30 Tetor, Google kishte futur opsionin e ri në Gmail që mundëson të shkruani (compose) email, më saktësisht një kuti të vogël të fiksuar në të djathtë në qoshen e poshtme të ekranit që shfaqet si popup. Disa njerëz e kanë pëlqyer ketë ndryshim, të tjerët e kanë urryer. Tani, e deshët apo jo, ky ndryshim është rikthyer dhe do të mbetet.

Gmail njehkosisht

Ndryshimi për të shkruar (compose) një email të ri nga Gmail është projektuar për t’ju dhënë mundësin që të kërkoni nëpër pjesën tjetër të email-ave tuaj pa dalë nga kutia e shkrimit. Kjo është e dobishëm nëse për shembull, jeni duke shkruar një email me citate nga email i kaluar atëherë keni mundësin të kaloni nëpërmes email-ave të vjetër pa dalë nga fusha e shkrimit.

Mundësia për të kaluar përkohësisht në versionin e vjetër ende ekziston, por ajo shumë shpejt do të zhduket.

gmail compose e vjeter

Ankesat për ketë ndryshim vijnë nga fakti se kjo hapësirë është e vogël dhe në një pozitë të papërshtatshme. Çfarë mendoni ju për ndryshimin? |ameble|