Tag Archives

3 Articles
Samsung konfirmon prodhimin në masë të procesorëve 64-bit Exynos

Samsung konfirmon prodhimin në masë të procesorëve 64-bit Exynos

Samsung 64bit ExynosGjatë një konference për shtyp e caktuar për prezantim të fitimeve për çerekun e tretë të këtij viti, kompania Samsung ka konfirmuar se procesorët 64-bit Exynos pritet të paraqiten shumë shpejtë dhe janë si përgjigje e procesorëve A7 nga Apple. Ata kanë thënë se kanë filluar prodhimin në masë të tyre. Procesorët e përditësuar pritet të jenë gati për funksion nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe mund të ndodhë që do të jenë të përfshirë ne debutimin e Galaxy së ardhshëm S5.

Kompania tha se përveç disa “përgatitjet teknike në proces,” procesorët 64-bit pritet të shfaqen në vitin e ardhshëm. Ky lloj çipi i ri e hap derën për memorie shtesë që smartphone-at të mos jenë të mbrapa në mungesë të RAM-it dhe si përditësim mund të përdoret memorie me e shpejtë DDR4. |ameble|

Procesori i ri Samsung “Exynos 5 Octa” vjen javën e ardhshme

Procesori i ri Samsung “Exynos 5 Octa” vjen javën e ardhshme

Samsung ka shfaqur disa informata për versionin e ri të linjës së saj të procesorëve Exynos, Exynos 5 Octa. Kompania ka postuar një cicërimë me një foto nga llogaria zyrtare në Twitter, Samsung Exynos, duke thënë se një version i ri i çipit 8-bërthamor do të vijë javën e ardhshme. Cicërima thotë: ” A new Exynos 5 Octa is coming next week!”

Ky postim nga Samsung për Exynos 5 Octa paralajmëron të jetë hapi tjetër në evolucionin për të përmirësuar fuqinë dhe performancën e procesorëve Exynos.

Samsung Exynos 5 Octa

Paralajmërimi i procesorëve të ri vjen pas thashethemeve se Samsung është duke u përgatitur që të prezantoj phablet-in e tyre të ardhshëm të serisë Note, Samsung Galaxy Note 3.

Karakteristikat e përfolura për ketë phablet janë se do të posedoj procesorin Exynos 5 OCTA me 8 bërthama dhe 3 GB RAM. Është përfolur gjithashtu se do të shfaqet me kamerë 13 megapikselë. Kompania ka të ngjarë të paraqesë ketë model në muajin Shtator në të njëjtën kohë kur zbuloi versionin e kaluar Galaxy Note 2.

Megjithatë, nuk është zbuluar më shumë se çfarë kishte në cicërim, aty ka përmendur se do të detajojë specifikat e sakta dhe përmirësimet e tjera gjatë javës së ardhshme. |ameble|

ODROID-X për IT entuziastët

ODROID-X për IT entuziastët

by MN 1 Comment

ODROID-X I HardKernel-it është një platformë interesante zhvillimi për entuziastët, ngjajshëm me Raspberry Pi., ODROID-X është pak më i shtrenjtë se ky i fundit dhe kushton  129 $, por ofron edhe specifikacione më të mira hardverike – Platforma bazohet rreth chip-it katërbërthamorë Exynos me 4412 takte 1,4 GHz nga Samsung.

 


Procesori me bërthama Cortex-A9 ka të integruar grafikën Mali-400, dhe ka një 1 GB LP-DDR2. Në pllak  gjinden 7 USB 2.0 dhe audio konektorët, vendi i caktuar pë SDHC kartela, LAN-i 100-megabitësh, mikro HDMI dhe
interfejsi 24-bitësh për ekranin LCD. Konsumatorët si pajisje shtesë kanë në dispozicion edhe modulet me rrjetin WiFi, kamerën, eMMC modulin, Bluetooth dhe pajisje të tjera shtesë. Së bashku me X-ODROID kompania ofron Android 4.0 ICS, edhe pse përkrahet edhe Ubuntu, ndërsa ofertat fillojnë në fund të këtij muaji.|ameble.com| |hardkernel.com|

Zhvillimi[youtube id=”6-Mn7mqzOR4″ width=”600″ height=”350″]

Me 4 USB  Web Camera

[youtube id=”H2DRkLFsqQ4″ width=”600″ height=”350″]

3D Race me 4 lojtarë

[youtube id=”CQ2WiEunFFw” width=”600″ height=”350″]

Me Ubuntu 12.04 për ARM

[youtube id=”6DWnwMZxIW0#!” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]