Tag Archives

9 Articles
Microsoft shton opsionin slow-motion për disa smartphone Lumia

Microsoft shton opsionin slow-motion për disa smartphone Lumia

Windows CameraMicrosoft ka përditësuar aplikacionin e tyre të kamerës për Windows 10 duke shtuar kështu mundësinë për incizimin e videove të ngadalshme (slow-motion), në disa smartphone Lumia të caktuar. Aplikacioni aktualisht posedon mundësinë e incizimit 120 frames për sekondë në rezolucion 720p.

“Opsioni Slow-motion ka qenë një nga kërkesat më të shpeshta që kemi marr nga njerëzit duke përdorur aplikacionin e kamerës për Windows Phone dhe Windows 10”, ka thënë Microsoft.

Ky opsion aktualisht do të jetë në dispozicion për Lumia 930, Lumia 1520, Lumia Icon dhe mund t’ju themi se do të jetë në dispozicion edhe për modelet e reja Lumia 950 dhe 950 XL. Përditësimi mund të bëhet nepërmes aplikacionit të kamerës. /ameble

Microsoft konfirmon pjesëmarrjen në ngjarjen MWC 2015

Microsoft konfirmon pjesëmarrjen në ngjarjen MWC 2015

Çdo vit pas ngjarjes International Consumer Electronics, vëmendja kthehet drejt ngjarjes së radhës Mobile World Congress. Në këtë panair tregtar shumë kompani prezantojnë prodhimet e tyre të reja, veçanërisht smartphone dhe tablet, ku priten një sërë pajisjesh nga kompanitë e mëdha si Samsung, LG, HTC etj. Pothuajse të gjitha markat e mëdha janë të pranishme në ketë ngjarje, përderisa tani edhe Microsoft posedon markën e saj të smartphone-ve, është e pa kuptimtë për kompaninë që mos t’jetë e pranishme.

Microsoft nga dita e djeshme ka filluar të dërgoj ftesa për konferencën e saj në ngjarjen MWC. Ftesa nuk jap asnjë detaj se çfarë mund të pritet nga kjo ngjarje, por e ka cekur orën dhe datën 2 mars (e hënë), ku është dita e parë e konferencës së tyre.

Microsoft MWC 2015

Disa ditë me herët është thënë se një pajisje Lumia e pajisur me procesorin Snapdragon 810 mund të paraqitet këtë vit nga Microsoft, por deri me tani nuk ka pasur ndonjë raport që kjo mund të bëhet në ngjarjen MWC 2015. Është përfolur diçka për modelin Lumia 1330, pasardhës i Lumia 1320, kështu që ndoshta mund të kemi një prezantim të parë të këtij modeli. Por që gjithçka mbetet të shihet nga muaji i ardhshëm. /ameble

Microsoft lanson modelet Lumia 930 dhe Lumia 830 nga ari

Microsoft lanson modelet Lumia 930 dhe Lumia 830 nga ari

Lumia 830 GoldMicrosoft sapo ka njoftuar për lansimin e dy versioneve të veçanta nga ari të modeleve të saja ekzistuese, Lumia 930 dhe Lumia 830.

Këto versione të reja të serisë Lumia do të vijnë të mbuluar me kornizë nga ari me mundësi të përzgjedhjes së dy ngjyrave, të zezë ose e bardhë.

Versioni i zi Lumia 930 nga ari, tani më është lansuar në disa vende, duke përfshi Evropën, Azinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, ndërsa versioni i bardhë nga ari do të lansohet në fund të janarit.

Versioni Lumia 830 nga ari do të lanoshet në Kinë, Evropë, Indi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë muajin e ardhshëm. Edhe ky model gjithashtu do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë.

Sa i përket çmimit të versioneve nga ari, kompania ka njoftuar se çmimi do të ndryshojë në varësi të vendit të lansimit si dhe operatorit. /ameble

E konfirmuar: Windows 10 do të vijë në të gjitha pajisjet Lumia që posedojnë Windows Phone 8

E konfirmuar: Windows 10 do të vijë në të gjitha pajisjet Lumia që posedojnë Windows Phone 8

Microsoft Lumia në llogarinë e tyre të Twitter-it ka konfirmuar se të gjitha pajisjet e tanishme me Windows Phone 8, duke përfshirë edhe Nokia edhe Microsoft Lumia do të përditësohen në të ardhmen me versionin Windows 10.

“Ne planifikojmë në të ardhmen të përditësojmë të gjitha pajisjet Windows Phone 8 me Windows 10,” ka shkruar kompania në një cicërimë, duke u përgjigjur në një pyetje nëse modelet e tanishme Nokia Lumia do të marrin versionin e ri Windows 10.

Kompania në Twitter në mënyrë specifike ka komentuar për Lumia-n dhe të ardhmen e saj. “Nuk do të jetë vetëm Windows 10 i cili do të përditësohet në të gjitha pajisjet Lumia Windows Phone 8, ne në të ardhmen ne do të nxjerrim edhe modele tjera të reja me Windows 10!”, ka shkruar kompania ditë më parë.  

Megjithatë nuk është dhënë asnjë detaj apo kohë për nisjen e përditësimeve me Windows 10 për smartphone. /ameble

Rrjedhin pamjet e smartphone-it të ardhshëm me logo Microsoft Lumia

Rrjedhin pamjet e smartphone-it të ardhshëm me logo Microsoft Lumia

Javën e kaluar Microsoft ka konfirmuar për markën Nokia të cilën do ta heq nga pajisjet e ardhshme të reja, kurse tani kanë rrjedhur pamjet e një pajisje që shfaqet me emrin Microsoft Lumia. Ky smartphone është shfaqur në rrjetit social kinez Weibo, që duket të jetë smartphone i rangut të mesëm.

Microsoft Lumia

Logo e Microsoft-it e shtypur në ketë pajisje duket e përkryer. Pajisja e cila është përmendur shfaqet me numër të modelit RM-1090, posedon mundësin me dy SIM kartela, duke përmendur se mund të dal në shitje në tregjet në zhvillim si Kinë dhe Indi. Gjithashtu duket të jetë një version pak më i madh se Lumia 530 me dizajn të ngjashëm nga plastika.

Microsoft në përgjithësi është fokusuar në kapjen e një pjesë të madhe të tregut të ulët. Me siguri se kjo pajisje mund të lansohet në sezonin e festave, edhe pse nuk pritet ndonjë ngjarje e organizuar nga kompania. /ameble

Emri Microsoft Lumia do të zëvendësojë markën Nokia

Emri Microsoft Lumia do të zëvendësojë markën Nokia

nokia lumia 520Microsoft ka vendosur zyrtarisht të heq markën Nokia, duke e ndryshuar atë me emrin Microsoft Lumia. Ky veprim është pritur që një kohë, që nga muaji i kuluar ku disa dokumente të brendshme kanë rrjedhur dhe me pastaj është shpjeguar se kompania Microsoft do t’i heq dy emrat Nokia dhe Windows Phone.

Microsoft e ka konfirmuar ketë për portalin The Verge se ky ndryshim është zyrtar. Kjo do të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë pajisje Nokia Lumia, por në vend të kësaj do të quhen Microsoft Lumia.
Nokia në Francë do të jetë rajoni i parë që do të ndryshoj në Microsoft Lumia, ku nga kjo do të reflektohen edhe Facebook, Twitter dhe llogaritë e tjera në rrjete sociale.

Në anën tjetër Nokia si emer nuk do të zhduket plotësisht, ajo do të mbetet e përqendruar në harta dhe infrastrukturë të rrjetit. Sidoçoft nga ky njoftim ne lirisht mund të themi, “Mirupafshim Nokia”.  /ameble

Microsoft së shpejti prezanton modelin Nokia Lumia 830

Microsoft së shpejti prezanton modelin Nokia Lumia 830

Nokia Lumia 830Lumia 830 si duket do të jetë pajisja e ardhshme nga Nokia e cila tani më është në pronësi nga Microsoft-i. Pajisja është parë në foto disa javë më parë së bashku me disa detaje të ndryshme për specifika të tij.

Në foto janë paraqitur masat të Lumia 830 me dimensione 139.4 mm x 70,7 mm x 8.5 mm, që tregojnë se ky model do të jetë relativisht më i hollë në krahasim me modelet e mëparshme nga Lumia.

Ky model është i koduar si RM-985 ndërsa është konfirmuar emri Lumia 830 si model më i ri nga Nokia.

Sa i përket specifikave, Lumia 830 pritet të ketë madhësinë e ekranit 4.5 ose 4.7 inç me rezolucion të plotë, i përkrahur nga një procesor 4-bërthamor Snapdragon 800 ose 801, kamerën frontale 5 megapikselë, kamerën kryesore 20 megapikselë ndërsa informacionet në lidhje me RAM dhe hapësirë të brendshme ende janë të panjohura.

Microsoft tani më ka rezervuar datën 4 Shtator në ngjarjen IFA 2014 me ç’ rast do të njoftohemi për më shumë detaje për modelin e ri Nokia Lumia 830. /ameble

Microsoft kompleton përditësimin e Windows Phone 8.1 për modelet e reja nga Lumia

Microsoft kompleton përditësimin e Windows Phone 8.1 për modelet e reja nga Lumia

Windows phone NokiaMicrosoft ka arritur një moment historik me sistemin e operativ mobil të Windows Phone 8.1. Në një cicërimë postuar të mërkurën nga Joe Belfiore, zëvendës president i korporatës dhe menaxher për Windows Phone, zbuloi se Microsoft e ka mbaruar kodin e përditësimit për Windows Phone 8.1 për modelet e reja Nokia Lumia i cili pritet të lansohet deri në fund të këtij muaji.

Platforma e re Windows Phone 8.1 tani më ka të integruar asistentin virtual i quajtur Cortona i cili do të luan rolin e njëjte sikurse Google Now në Android dhe Siri në Apple duke i asistuar përdoruesit në çdo kohë dhe në çdo mënyrë. Shërbimet nga Cortana fillimisht do të jenë aktive dhe funksionale në SHBA, duke vazhduar më tutje në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë, ndërsa përdoruesit e shteteve të tjera do të kenë përkrahjen nga Cortana më vonë.

Windows Phone 8.1 më në fund merr një qendër të dedikuar të njoftimit e quajtur Qendra e Veprimit ose Action Center e përshtatshme për vendosjen dhe qasjen e shpejtë të funksioneve të ndryshme sikurse rregullimi i shkëlqimit, menaxhimi i Wi-Fi, Bluetooth dhe shumë mundësi të tjera.

Edhe pse ka filluar të shfaqet një interesim i madh për sistemin operativ Windows Phone duhet cekur se ky sistem është ende pozicionuar në vendin e tretë, duke përcjell sistemet Android dhe iOS që janë duke dominuar në treg. /ameble

Shfaqen imazhe për phablet-in Nokia Lumia 1520

Shfaqen imazhe për phablet-in Nokia Lumia 1520

Në imazhin e më poshtëm supozohet të jetë modeli i ardhshëm i Nokia-s phablet-i 6 inç. Në ketë foto të publikuar nga wpcentral shihet smartphone-i i lansuar se fundmi Nokia Lumia 1020 dhe në të djathtë është phablet-i i përfolur që në dimensione duket shumë më i madh. Në të njëjtën kohë janë shfaqur lajme se ky model do të quhet Nokia Lumia 1520.

Nokia Lumia 1520

Ndryshe i koduar si Sirius, Nokia Lumia 1520 pritet të dal me platformën Windows 8 RT dhe do të jetë i pajisur me ekran 6 inç 1080p, procesorin 4-bërthamor Snapdragon 800 dhe me kamerë 20 megapikselë PureView.

Për fat të keq nuk ka informata për çmimin ose disponueshmërinë e tij nëpër botë. Për tjera informata mbetet të shihen ditën e ardhshme. |ameble|