Kompania kineze Meizu ka zgjeruar portofolin e tyre me një smartphone/phablet të ri, duke lansuar kështu modelin Meizu M1 Note i cili ofron specifika të larta dhe çmim jashtëzakonisht të volitshëm.

Meizu M1Note

 

Meizu M1 Note vjen me ekran 5.5 inç dhe rezolucion 1920×1080 pikselë, është i mundësuar nga një procesor 64-bit 8-bërthamor Mediatek MT6752 dhe grafikë Mali-T760 MP2. Masat e këtij smartphone-i janë 75.2 x 150.7 x 8.9mm dhe peshon 145 gram, 2GB RAM memorie dhe 16 ose 32GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave. Pajisja përmban gjithashtu rrjetin e dyfishtë 4G+2G , si dhe bateria e tij është mjaftë e qëndrueshme 3140 mAh.

Karakteristika të tjera përfshijnë kamerën kryesore 13 megapikselë për foto dhe video, si dhe atë frontale 5 megapikselë për selfie apo video-thirrje.

Sa i përket çmimeve apo disponueshmërisë, përdoruesit e interesuar për ketë smartphone, versionin me 16GB mund ta blejnë për vetëm 160$ (ose 131 €), ndërsa versioni 32GB  për 190$ (ose 156 €). Nuk është dhënë anjë informacion rreth disponueshmërisë për vendet tjera jashtë kinës. /ameble