Tag Archives

4 Articles
Laptopi Folio 1020 i HP ngjan me një MacBook Air

Laptopi Folio 1020 i HP ngjan me një MacBook Air

Edhe pse HP po mburret për përmasat e këtij laptopi, kjo nuk do të thotë që HP po konkuron drejtëpërdrejtë me Apple. Kompania tha se laptopi është i dizenjuar për t’u përdorur nga njerëzit e zyrave dhe biznesit. Laptopi ka një lexues për shenjat e gishtave dhe thuhet që ka kaluar me sukses testet e rënies në tokë nga lartësi mesatare.

Laptopi ka specifika të pritshme për një laptop pune. Ka 8GB RAM, memorje të brendshme SSD 128 ose 256GB dhe një bateri që zgjat 9 orë. Procesori është Intel Core M, që do të thotë që laptopi nuk ka ventilatorë për ta mbajtur në temperaturë optimale. Kjo do të thotë që pajisja do të jetë më pak e zhurmshme dhe me temperaturë normale, por gjithashtu duhet provuar dhe performanca që do të sjellë ky procesor.

Man_using_HP_EliteBook_1020_in_the_office_verge_super_wide

Është e rëndësishme të përmendim që Folio 1020 vjen në dy modele dhe vetëm njëri prej tyre është më i lehtë se MacBook Air. Folio 1020 Standard Edition është më i rëndë, ka ekran 12.5 inç 1080p. Folio 1020 Special Edition ka gjithashtu ekran 12.5 inç, por me rezolucion 1440p dhe është dizenjuar me fibër karboni për të qenë më i lehtë.

Standard Edition do të dalë në treg në Shkurt 2015, ndërsa Special Edition në Prill 2015. Nuk ka informacione për çmimin, por mendohet të jetë më i kushtueshëm se Air. Megjithatë, nëse performanca do të jetë e kënaqshme, Folio 1020 mund të shndërrrohet në laptopin me Windows 8 konkurues ndaj MacBook Air./ameble

Lansohen MacBook Air 2014 me procesor më të shpejtë dhe çmim më të lirë

Lansohen MacBook Air 2014 me procesor më të shpejtë dhe çmim më të lirë

Mac Book Air 1Apple ka përditësuar të dy modele MacBook Air 11 inç dhe MacBook Air 13 inç me procesor më të shpejtë nga Intel Core Haswell 1.4GHz i5, ndërsa RAM-i i integruar ka mbetur i njëjtë, 4GB.

Përveç përditësimit të harduerit, Apple po ashtu ka bërë edhe zbritjen e çmimeve për të gjitha modelet e reja të MacBook Air 2014 për rreth 100 $.

Çmimi për versionin MacBook Air 11 inç 2014 në Mbretërinë e Bashkuar tani më është 749 £ ndërsa modeli tjetër MacBook Air 13 inç ka çmimin 899 £. /ameble

Raportohen probleme me MacBook Air të ri

Raportohen probleme me MacBook Air të ri

MacBook Air 2013Një temë e re në forumin zyrtar për përkrahje të Apple-it (Apple Support) është përhapur nga përdoruesit të cilët kanë shkruar se volumi i pajisjes së re MacBook Air po luhatet vetvetiu, veçanërisht duke shikuar videot. Kjo çështje definitivisht mund të jetë një problem i madh për kompaninë e cila duhet të fus vëmendjen e saj në ketë detaj, sidomos nëse kjo rezulton të jetë një çështje me harduer.
Komenti origjinal i parë i cili u botua në fund të Qershorit, vë në dukje se “volumi duket të luhatet vetvetiu përderisa jeni duke luajtur ndonjë video.” Një numër i përdoruesve të cilët kishin blerë modelin e ri të 2013-së MacBook Air janë përgjigjur menjëherë, duke thënë se edhe ata kanë vërejtur një gjë të tillë dhe kanë po të njejtin problem. Dhe kështu është komentuar në mënyra të ndryshme duke menduar se mund të jetë ndonjë softuer apo diç tjetër qe po e shkakton ketë problem.

Sido që të jetë, nëse keni mëndu me ble një MacBook Air është mirë të prisni deri sa kompania Apple të merr ketë çështje përsipër dhe të deklarohet zyrtarisht. Por, nëse nuk mund të prisni apo keni blerë një të tillë atëherë shkarkoni aplikacionin Boom nëpërmjet iTunes. Ky aplikacion kushton 7$ dhe është projektuar për të ndihmuar në rritjen e volumit të speakers-ave, dhe gjithashtu rregullon ketë çështjen e zërit tek modeli i ri, krejt kjo sipas komentuesve tek forumi Apple. |ameble|

Prezantohet seria e re Apple MacBook Air

Prezantohet seria e re Apple MacBook Air

Pas versionit të ri Apple OS X Mavericks, kompania Apple në ngjarjen WWDC 2013 ka vazhduar kështu duke njoftuar për serinë e laptopave të tyre të ri MacBook Air.

Karakteristikat e Apple MacBook Air 11 inç përmbajnë ekran LED me rezolucion 1366 X 768 pikselë, dhe vjen me procesorë Intel me zgjedhje, njëri më procesor 2-bërthamor i5 1.3GHz dhe tjetri 2-bërthamor i7 1.7Ghz me deri 8GB RAM, plus në zgjedhje me hapësirë të brendshme për ruajtje 128GB ose 256GB SSD.

Apple MacBook Air

Modeli tjetër MacBook Air me 13 inç përmbajnë ekran LED me rezolucion 1440 X 900 pikselë, dhe karakteristikat tjera ngjashëm si modeli me lart

MacBook Air të ri do të mbajnë jetën e baterisë gjatë gjithë ditës dhe të përdorin platformën e re të procesorëve Intel Haswell. Do të jenë dy modele, njëri 11 inç dhe tjetri 13, modeli 11 inç do të mbaj jetën e baterisë deri në 9 orë kurse modeli 13 inç deri në 12 orë.

Apple MacBook Air 1

Çmimet për laptopat e ri MacBook Air do të fillojnë me 999 $ dhe me shitjen do të fillojnë nga sot. Karakteristikat e plota për të dy modelet do të jenë në dispozicion gjatë ditëve në vijim. |ameble|