Tag Archives

2 Articles
Yahoo mbyll llogaritë që kanë qenë inaktive për një vit

Yahoo mbyll llogaritë që kanë qenë inaktive për një vit

YahooYahoo ka njoftuar se duke filluar nga 15 Korriku do të fillojë resetimin e llogarive (ID) që nuk kanë qenë aktive për të paktën një vit. Kjo do ti mundësoj kompanisë për të nxjerr të lira ID të shumta që nuk janë duke u përdorur. Ndoshta mund të jetë e mirë për dikë, nëse ka qenë duke pritur për ndonjë ID të veçantë.

Yahoo ka thënë se kjo ju mundëson përdoruesve të tyre ekzistues dhe të rinj “që të regjistrohen për një llogari të re që ndoshta e kanë kërkuar që shumë kohë.” Pra, nga Korriku do tu ofrohet kjo mundësi.

Nëse nuk e keni përdorur ID-në tuaj për më shumë se një vit dhe nuk doni ta humbni atë, atëherë para 15 Korrikut hyni në ndonjë shërbim të Yahoo-s për të treguar aktivitetin e llogarisë, përndryshe ju humbet. |ameble|

Ri-dizajnohet Yahoo Mail

Ri-dizajnohet Yahoo Mail

Kryeshefja ekzekutive e Yahoo-së Marissa Mayer ka thënë se Yahoo Mail tani është më i shpejtë, më i lehtë, dhe në dispozicion për të gjitha platformat Android, iOS, Windows 8, dhe ueb. Ky është një lajm i madh për ata që përdorin shërbimin. Mail i ri i ri-dizajnuar u mundëson përdoruesve mënyrë me të shpejt në shfletimin e email-ave.  Yahoo! Mail tani ka një pamje tjetër dhe është prezent në të gjitha pajisjet dhe platformat.

Ja se çfarë ka thënë ajo:

“Email-i është bërë i zakonshëm dhe i përditshëm. Kjo është gjëja e parë që ne kontrollojmë në mëngjes dhe gjëja e fundit para se të shkojnë në shtrat. Pse? Sepse është një nga format më të thjeshta dhe me themelore e komunikimit. Dhe përderisa eshë pjesë e rëndësishme e jetës, ne kemi bërë përmirësime në Yahoo Mail “. |ameble|

[divider top=”0″]