Tag Archives

2 Articles
Sot 42 vite më parë u zbulua Telefoni Mobil

Sot 42 vite më parë u zbulua Telefoni Mobil

Është vërtet e mrekullueshme, që njerëzit zhvillojnë telefonata për të komunikuar me njerëzit tjerë. Ai që shtroi rrugën për gjithë këtë mundësi është Martin Cooper, i cili me 3 Prill, 1973 bëri telefonatën e parë publike me telefon mobil duke u bërë kështu personi i parë që realizoi telefonatën e parë mobile në histori të njerizimit.

Në atë kohë Martin ishte inxhinieri kryesorë i kompanisë Motorola, pra telefoni i parë me të cilin Martin komunikoi ishte pikërisht Motorola. Këto ishin fjalët e tij të para, gjersa e telefonoi konkurrentin e tij Joel Engel, pronar i AT&T Bell.

“Joel, jam Marty Cooper, Unë dua që ti ta dinë që jam duke të telefonuar nga një telefon mobil”

Telefoni mobil vërtet ka ndryshuar boten. Duke u nisur nga komunikimet e thjeshta që mund ti bëjmë përmes tij, shkëmbimin e mesazheve me tekst. Evoluimin në telefon mobil të mençur përmes të cilit kryejmë komunikime më të avancuara, video komunikime, ruajtjen e të dhënave, shkëmbimin e të dhënave me te të tjerët, video incizimet, e shumë gjëra tjera.

Sot në botë janë të shpërndarë më shumë se 6.8 miliard telefona mobil. /ameble

[youtube id=”7A6RqCYuKac” width=”600″ height=”350″]

 

Telefoni Celular feston 40 vjetorin

Telefoni Celular feston 40 vjetorin

Martin Cooper Motorola dynatacNë ditët e sotme, pothuajse të gjithë kanë një telefon celular, mund ta kontaktojmë këdo dhe nga kudo gjitashtu të bisedojmë për ndonjë ngjarje në kohë reale.

Thirrja e parë me telefon celular u bë në vitin 1973 dhe sot me datë 3 Prill ka mbushur 40 vjet. Shpikësi i tij, Martin Cooper nga Motorola, ka bërë thirrjen e parë përderisa ishte duke ecur përgjatë rrugës Avenue 6 në qytetin e New York-ut. Ai bisedoj me rivalin të tij Joel Engel.

Në kohën e thirrjes së parë, Cooper ishte duke përdorur telefonin Motorola Dynatac që mundësonte 20 minuta bisedë dhe peshonte 1.136 kg.

Tani, 40 vjet më vonë ne kemi një botë krejt të re, për sa i përket telefonave celular. |ameble|