Tag Archives

6 Articles
Heroi ynë i ri që ngriti flamurin në Beograd “DJI Phantom 2”

Heroi ynë i ri që ngriti flamurin në Beograd “DJI Phantom 2”

Inovacioni DJI për ata që nuk e din është një kompani kineze me seli në Shen Zhen e cila prodhon pajisje komerciale dhe rekreative. Që nga viti 2013, shumica e pajisjeve të zhvilluara nga DJI janë makina të vogla që kryesisht kryejnë rolin mbikëqyrës në ajër. Me lehtësinë e tyre relative dhe përballueshmërinë e përdorimit, pajisjet nga DJI janë të njohura edhe në mesin e fotografëve për fotografi ajrore dhe incizime. Sot kemi shumë video që shfaqen në internet dhe që janë të incizuara me ndihmën e pajisjeve nga DJI, e qe kohëve të fundit ato më të njohurat janë seria e modeleve Phantom.

Mbrëmë në ndeshjen në mes të Shqipërisë dhe Serbisë si rast më i fundit, një pajisje e tillë ka kryer një punë tjetër. Duke mos u lejuar tifozët e skuadrës kombëtare shqiptare që të shijojnë ndeshjen, atyre u është ndaluar të shfaqin çfarëdo simboli shtetëror, mirëpo pajisja Phantom 2 e cila 10 minuta para mbarimit të pjesës së parë, fluturoj në mes të stadiumit duke valuar flamurin kombëtar me ç’ rast bëri një bujë të madhe në anembanë botën.

Phantom 2 tani një hero mbarë shqiptar është një evolucion i serisë së pajisje Phantom nga DJI. Si pajisje, përmban një dizajn kompakt dhe të integruar, dhe vjen me fluturues FPV dhe kutinë për fotografi ajrore.

Phantom 2 është një fluturake e gatshme për të fluturuar pa pasur nevojë të konfigurohet, sistemin e kontrollit gjatë fluturimit e ka shumë të saktë, posedon stabilitet dhe funksionon lehtë. Detajet dhe karakteristikat e plota të saj mund t’i gjeni nga uebfaqja e DJI në internet.

Ne kemi pasur rastin ta praktikojmë dhe një nga videot e para që është bërë me Phantom në Kosovë ka qenë videoja “Prishtina Metropol” e cila është incizuar në bashkëpunim me shitorën MEGA. Fluturaken në fjalë apo edhe modele tjera bashkë me çmimet e këtyre pajisjeve, mund t’i gjeni tek shitoret e MEGA-s në Prishtinë. /ameble

Watch_Dogs shet 4 milionë kopje vetëm në javën e parë

Watch_Dogs shet 4 milionë kopje vetëm në javën e parë

Ubisoft kishte konfirmuar se loja Watch_Dogs ka qenë lançimi më i madh në historinë e kompanisë, por nuk kishte specifikuar numra rreth saj. Tani, kemi disa detaje për shitjet.

Watch Dogs

4 milionë kopje të lojës janë shitur vetëm në javën e parë të disponueshmërisë së saj në mbarë botën. “Rezultatet e arritura në javën e parë të lançimit janë të mahnitshme dhe na japin fuqi për angazhim më të madh në Ubisoft” tha Drejtori për shitje në Angli Darren Bowen, në një njoftim të tij për shtyp. Me siguri të plotë e them se do të shohim më shumë nga ky ekskluzivitet në vitet e ardhshme, ka shtuar ai. Loja është në dispozicion për Xbox One, PC, PS4, PS3 dhe Xbox 360. Kurse tek ne Watch_Dogs gjendet për PS3 dhe PS4 të cilën mund ta bleni tek MEGA Electronics. /ameble

Canon prezanton produkte të reja në Prishtinë

Canon prezanton produkte të reja në Prishtinë

Partneri i akredituar për ProVideo/Photo nga Canon për Kosovë “MEGA Electronics” ka lëshuar ftesë për partnerë të cilët janë të interesuar të jenë prezent në prezantimin e produkteve të reja për video incizim dhe fotografi nga Canon.

Në ftesë shkruhet: është kënaqësi e madhe për kompaninë Canon t’ju ftoj në prezantimin e trendëve të reja në fushën e video pajisjeve. Si lider botëror dhe zgjedhja me e mirë për biznese dhe konsumator, Canon dëshiron të ju prezantoj pajisje të reja kinema, për video profesionale dhe produktet DSLR.

Canon Ftesë

Ngjarja është caktuar me datën 19 Mars në Hotelin Viktory në Prishtinë. Pjesëmarrës dhe prezantues i këtij eventi do të jetë z. Ferenc Torok – Canon CEE GmbH. /ameble

Aplikacioni Mega tani në dispozicion për Android

Aplikacioni Mega tani në dispozicion për Android

Mega AndroidShërbimi Cloud (për ruajtjen e të dhënave në internet) Mega nga Kim Dotcom tani ka lansuar një version të ri për platformën mobile Android, ata gjithashtu kanë informuar se janë duke punuar edhe për platformën iOS dhe Windows Phone.

Mega është një shërbim i sigurt dhe që ofron deri 50 GB hapësirë pa pagesë. Çdo gjë që ngarkoni apo ruani në shërbimin Mega është plotësishtë e koduar (encrypted), dhe kodi apo çelësi qëndron me ju.

Për më shumë detaje mund të gjeni ose regjistroni një llogari të re në https://mega.co.nz/ nga Mega. Aplikacioni Mega për Android ju mundëson të shfletoni fotografitë tuaja, ngarkoni dhe shkarkoni, kërkoni dhe shumë gjera tjera.

Aplikacionin Mega për Android tani mund ta shkarkoni nga Google Play. |ameble|

Shërbimi Mega arrin 3 milion përdorues

Shërbimi Mega arrin 3 milion përdorues

Në muajin Janar Kim Dotcom kishte lansuar shërbimin e tij të ri Mega, që ofron shërbim për të dhëna (file storage), dhe menjëherë pas lansimit kishte arritur 1 milion përdorues për vetëm 24 orë kurse tani Dotcom ka njoftuar nepërmes Twitter se kanë më shumë se 3 milion përdorues, dhe atë vetëm brenda një muaji.

Shërbimi i mëhershëm i tyre i quajtur Megaupload ishte mbyllur nga autoritetet amerikane dhe shtëpia e tij ishte bastisur në Janar 2012, bastisje që ju është bërë në zyrat e kompanisë dukej diçka si nga një film i Hollivuditit. Kim Dotcom është duke u përballur me ndjekje nga qeveria e SHBA-ve, dhe po lufton ekstradimin në SHBA, do të jetë shumë interesante për tu parë me vonë se çfarë do të ndodh në rastin e tij dhe qeverisë amerikane. |ameble| [divider top=”0″]

Mega do të ofrojë 50GB hapësirë për të dhëna, pa pagesë

Mega do të ofrojë 50GB hapësirë për të dhëna, pa pagesë

Kim Dotcom ka njoftuar në Twitter se shërbimi i tyre i ri Mega do tu ofrojë përdoruesve 50GB hapësirë për të dhëna pa pagesë, e cila është një sasi masive në krahasim me atë që ofrohet nga kompanitë tjera si Dropbox, Google dhe SkyDrive nga Microsoft.

Dotcom ka njoftuar gjithashtu se po punon për tu sjell përdoruesve dokumentet (files) nga portal i më parshëm Megaupload në Mega, edhe pse kjo mbetet të shihet me vonë për shkak të betejës aktuale ligjore të tij me qeverinë e SHBA-ve.

Qeveria e SHBA-ve ka mbyllur Megaupload vitin e kaluar, si dhe bastisen selinë e Dotcom-it në Zelandën e Re, një bastisje kjo që dukej si diçka nga një film i Hollivudit, tani do të jetë shumë interesante për të parë se çfarë do të ndodh me kompaninë e tyre të re.

Kim Dotcom është themeluesi i Megaupload dhe faqes së internetit e njejtë që ofronte hapsirë në internet për të dhëna (on Cloud). |ameble| [divider top=”0″]