Tag Archives

3 Articles
Aplikacioni Mega tani në dispozicion për Android

Aplikacioni Mega tani në dispozicion për Android

Mega AndroidShërbimi Cloud (për ruajtjen e të dhënave në internet) Mega nga Kim Dotcom tani ka lansuar një version të ri për platformën mobile Android, ata gjithashtu kanë informuar se janë duke punuar edhe për platformën iOS dhe Windows Phone.

Mega është një shërbim i sigurt dhe që ofron deri 50 GB hapësirë pa pagesë. Çdo gjë që ngarkoni apo ruani në shërbimin Mega është plotësishtë e koduar (encrypted), dhe kodi apo çelësi qëndron me ju.

Për më shumë detaje mund të gjeni ose regjistroni një llogari të re në https://mega.co.nz/ nga Mega. Aplikacioni Mega për Android ju mundëson të shfletoni fotografitë tuaja, ngarkoni dhe shkarkoni, kërkoni dhe shumë gjera tjera.

Aplikacionin Mega për Android tani mund ta shkarkoni nga Google Play. |ameble|

Shërbimi Mega arrin 3 milion përdorues

Shërbimi Mega arrin 3 milion përdorues

Në muajin Janar Kim Dotcom kishte lansuar shërbimin e tij të ri Mega, që ofron shërbim për të dhëna (file storage), dhe menjëherë pas lansimit kishte arritur 1 milion përdorues për vetëm 24 orë kurse tani Dotcom ka njoftuar nepërmes Twitter se kanë më shumë se 3 milion përdorues, dhe atë vetëm brenda një muaji.

Shërbimi i mëhershëm i tyre i quajtur Megaupload ishte mbyllur nga autoritetet amerikane dhe shtëpia e tij ishte bastisur në Janar 2012, bastisje që ju është bërë në zyrat e kompanisë dukej diçka si nga një film i Hollivuditit. Kim Dotcom është duke u përballur me ndjekje nga qeveria e SHBA-ve, dhe po lufton ekstradimin në SHBA, do të jetë shumë interesante për tu parë me vonë se çfarë do të ndodh në rastin e tij dhe qeverisë amerikane. |ameble| [divider top=”0″]

Mega do të ofrojë 50GB hapësirë për të dhëna, pa pagesë

Mega do të ofrojë 50GB hapësirë për të dhëna, pa pagesë

Kim Dotcom ka njoftuar në Twitter se shërbimi i tyre i ri Mega do tu ofrojë përdoruesve 50GB hapësirë për të dhëna pa pagesë, e cila është një sasi masive në krahasim me atë që ofrohet nga kompanitë tjera si Dropbox, Google dhe SkyDrive nga Microsoft.

Dotcom ka njoftuar gjithashtu se po punon për tu sjell përdoruesve dokumentet (files) nga portal i më parshëm Megaupload në Mega, edhe pse kjo mbetet të shihet me vonë për shkak të betejës aktuale ligjore të tij me qeverinë e SHBA-ve.

Qeveria e SHBA-ve ka mbyllur Megaupload vitin e kaluar, si dhe bastisen selinë e Dotcom-it në Zelandën e Re, një bastisje kjo që dukej si diçka nga një film i Hollivudit, tani do të jetë shumë interesante për të parë se çfarë do të ndodh me kompaninë e tyre të re.

Kim Dotcom është themeluesi i Megaupload dhe faqes së internetit e njejtë që ofronte hapsirë në internet për të dhëna (on Cloud). |ameble| [divider top=”0″]