Micromax ka lansuar smartphone-in e tyre të parë me ndërfaqen CyanogenMod dhe quhet Micromax Yureka. Ky smartphone u lansua në Indi dhe do të shitet me pakicë për rreth 142$.

Micromax yureka

Yureka vjen me ekran 5.5 inç me definicion të lartë dhe rezolucion 1280 x 720 pikselë. Është i pajisur me procesor 64-bit 8-bërthamor Qualcomm Snpadragon 615 në 1.5GHz, gjithashtu vjen me 2GB RAM dhe 16GB memorie e brendshme.

Karakteristikat e tjera të Micromax Yureka përfshijnë slotën microSD për memorie shtesë, plus kamerën frontale dhe atë të pasmen. Kamera frontale është 5 megapikselë kurse ajo e pasme është 13 me blicin LED. Ky smartphone posedon edhe 4G LTE, WiFi, Bluetooth, dual SIM dhe baterinë 2500 mAh.

Micromax Yureka do të shitet nëpërmes Amazon-it në Indi, dhe do të jetë në dispozicion nga dita e sotme. /ameble