Tag Archives

2 Articles
Microsoft Surface më i mirë se iPad nga Apple

Microsoft Surface më i mirë se iPad nga Apple

Për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve si dhe për të treguar realitetin e mangësive ose mundësive që posedojnë produktet nga Apple, në këtë rast produkti iPad, Micosoft ka lansuar një video duke bërë një krahasim të shkurt, por shumë informues në mes të iPad dhe Surface.

I mbështetur në funksione bazike, që një përdorues i rëndomtë duhet të përfiton nga një pajisje, Microsoft Surface sfidon iPad-in dhe në realitet paraqet mundësit çfarë ofrohen nga të dy. Përveç krahasimit të disa funksioneve dhe mundësive,  gjeja më interesante është përmbyllja e videos ku bëhet edhe krahasimi në mes të çmimeve të të dyja pajisjeve, me ç’ rast  iPad është prezantuar si më i shtrenjtë rreth 250 $. A ia vlen, shikoje videon. |ameble|

[youtube id=”wE7AQY5Xk9w” width=”600″ height=”350″]

 

Microsoft dhuron 10.000 tablet Surface RT për mësuesit

Microsoft dhuron 10.000 tablet Surface RT për mësuesit

Surface RTTë gjithë e dimë se Bill Gates është i pasur pa skaj, mirëpo ketë pasuri ai nuk do ta marr në botën tjetër, ai bashkë më gruan e tij kanë futur veten thellë në botën e bamirësisë.

Microsoft ka njoftuar se do të dhuroj si ndihmë deri 10.000 tablet Surface RT për mësuesit, në mënyrë që këta tablet të përdoren në shkolla. Ky veprim bujar është pjesë e programit që ndodh të jetë një segment nga konferenca vjetore që është mbajtur nga Shoqëria Ndërkombëtare për Teknologjinë në Arsim (International Society for Technology in Education – ISTE).

ISTE gjithashtu ka përmendur se mësimdhënësit të cilët marrin pjesë në ketë konferencë, në fund do të marrin nga një tablet Microsoft Surface RT. Margo Dita, udhëheqëse e arsimit në Microsoft për SHBA-të, thotë se një tablet Surface RT është i nevojshëm për të ndihmuar mësuesit në punën e tyre i cili vjen me versionin e Office 2013. |ameble|