Tag Archives

2 Articles
Zbulohet shkaktari i flakës në Samsung Galaxy S3

Zbulohet shkaktari i flakës në Samsung Galaxy S3

Pas investigimit të bërë nga organizata e pavarur Hetuesit e Zjarrit të Mbretërisë së Bashkuar (FIUK) të kontraktuar nga Samsung, kompania del me deklaratën zyrtare dhe  publikon raportin e investigimit të FIUK ku thuhet që shkaktari i zjarrit në Samsung Galaxy S3 qe raportuam ditë me parë  ishte faktori i jashtëm e jo nxehtësia e tepërt nga paisja i deklaruar nga pronari që më pas rezultoi me flakë.

Përmbledhja e hetimit thotë:

“Burimi i jashtëm i energjisë është shkaktari i flakës” dhe paisja nuk është përgjegjëse për shkakun e zjarrit. Mënyra e vetme që mund të shkaktojë dëm të ngjajshëm është vendosja në mikrovalë.

Më pas edhe pronari pranoi dhe deklaroi në forum që një person tjetër pas ekspozimit të paisjës në ujë kishte tentuar që të largonte ujin me futjën në mikrovalë ku dhe rezultoi prishja. Ai gjithashtu deklaroi se paisja nuk kishte faj dhe pranoi se ky ishte një “gabim budallallëk”.

Samsung Electronics mbetet i angazhuar për ti ofruar klientëve produkte cilësore dhe të sigurtë, siç dëshmohët me Galaxy S3. /global.samsungtomorrow.com/[divider top=”0″]

 

Merr flakë Samsung Galaxy S3, shkaktari ende i panjohur

Merr flakë Samsung Galaxy S3, shkaktari ende i panjohur

Ka qenë një kohë kur shpërthimi i Iphone-ve ka bërë bujë të madhe mediale. Sot çështja është mjaft e ngjajshme me telefonin më të popullarizuar në treg Samsung Galaxy S3, e u bë edhe më e nxehtë kur njëri përfundoi në flakë. Incidenti i pakëndshëm ndodhi në Irlandë. Një Samsung Galaxy S3 me ngjyrë të bardhë i blerë prej Carphone Warehouse në Irlandë i vendosur në mbajtësin e automjetit papritmas filloi ti dalë flaka nga poshtë. Ja disa foto më poshtë:

Informacioni me fotot është përhapur në Internet shumë shpejtë. Për fat të mirë pronari nuk është lënduar dhe ai direkt nga Samsung pranoi telefonin e ri ndërsa telefonin problematik e dërguan në selinë e kompanisë për hetime të detajuara. Deri më tani është vetëm ky rast  i izoluar dhe shpresojmë që do të qëndrojë kështu edhe më tutje.

Samsung tash ka lëshuar edhe deklaratën zyrtare:

“Janë shfaqur disa postime me foto të Samsung Galaxy S3 nëpër internet ku ka të bëjë lidhur me ngrohjën e cila ka rezultuar me dëmtimin e telefonit në pjesën e poshtme. Samsung është i vetëdijshëm për këtë çështje dhe do të fillojë hetimin pasi që të merr produktin specifik në fjalë. Pasi hetimi të jetë i plotë, ne do të jemi në gjendje të japim detaje të mëtutjeshme mbi situatën. Ne jemi të përkushtuar për ti ofruar klientëve tanë produkte më të sigurta të mundshme dhe e marrim këtë me seriozitet.” |gsmarena| [divider top=”0″]