SHPËRNDAJE

Nëse keni një telefon smart, dhe keni të instaluar aplikacionin WhatsApp sigurisht që keni parë që gjatë këtyre ditëve në pajisjen tuaj është paraqitur kërkesa për të përditësuar këtë aplikacion. Arsyeja për këtë është se Whatsup tani me ofron diçka të re.

Dërgimi i mesazheve me zë, është edhe një përparësi tjetër me të cilën ky aplikacion është përditësuar, duke mundësuar kështu që WhatsApp të mos shfrytëzohet vetëm si një tekst chat por edhe një transmetues falas i mesazheve me zë.

Whatsapp Ameble2

Nëse keni pranuar përditësimin e fundit tashme mund të vëreni se në anën e djathtë të aplikacionit WhatsApp është integruar një ikon e vogël e mikrofonit përmes së ciles ju mund të regjistroni mesazhin tuaj me zë dhe ta dërgoni atë tek bashkëbiseduesi juaj.

Kjo përparësi në WhatsApp vjen pasi kjo kompani është duke u përballur me një konkurrence të forte nga aplikacionet siç janë WeChat, Line, Hike dhe të tjera të cilët tashme kanë këtë përparësi . |ameble|

SHPËRNDAJE