SHPËRNDAJE

HTC One M8 HTC One M7Një lajm i mirë për të gjithë ata që posedojnë një nga smartphone-at e fundit të HTC-së, është se do të marrin versionin e fundit të Android-it të prezantuar dje nga Google.

Kompania HTC ka njoftuar dje menjëherë pas prezantimit se do të sjellë versionin e ri Android L në të dy modelet HTC One (M7) dhe HTC One (M8), brenda 90 ditëve nga dita e lansimit zyrtar të softuerit. Kjo nuk është për t’u habitur për One M8 ngase është smartphone i cili u lansua në fillim të këtij viti, por ajo që na habit nga HTC dhe që do të mirëpritet është që ky version do të jetë edhe për modelin e mëparshëm HTC One M7.

Sigurisht, se kjo çfarë ka deklaruar kompania do të marrë kohë para se të shfaqet ky përditësim në pajisjet HTC, për momentin as nga Google nuk ka një afat kohor për Android L se kur në të vërtetë do të jetë në dispozicion për përditësim.

Sido që të jetë, e rëndësishmja është se cilindo nga këta smartphone që e bleni, jeni të garantuar se një ditë do të pranoni versionin e ri të Android-it. /ameble

SHPËRNDAJE