SHPËRNDAJE

Burimet nga mediat koreane citojnë për disa burime brenda kompanisë gjigante Samsung, se smartphone-i i ardhshëm Galaxy S5 do të prezantohet në Janar të vitit të ardhshëm. Prezantimi i tij pritet të bëhet më herët se sa ishte planifikuar për arsye të shitjeve zhgënjyese të Galaxy S4.

Samsung Galaxy S5

Disa nga specifikat për modelin e ardhshëm tregojnë se Samsung pritet të debutojë me procesorë 8-bërthamor 64 bit Exynos si dhe me kamerë prej 16 megapikselë-ve.

Të gjitha informacionet e lartë përmendura nuk janë më shumë se spekulime dhe nuk janë të konfirmuara nga vetë kompania Samsung. |ameble|

SHPËRNDAJE