SHPËRNDAJE

Kompania Google është duke testuar reklama (banners) të mëdha brenda rezultateve gjatë kërkimit në shërbimin Google Search, e cila do të shfaqet në krye të faqes dhe mund të përdoret nëse jeni në kërkim të një marke të tillë apo çfarëdo qoftë tjetër.

Siç po shihet edhe në shembullin e më poshtëm, në qoftë se kërkoni Southwest Airlines ,atëherë mund t’ju paraqitet një reklama e madhe e po asaj kompanie. Mirëpo kjo si duket do të jetë e rregulluar sipas abonimit apo pagesës se reklamave.

Google ad southwest banner

Ky është një ndryshim që ishte përfolur në vitin 2005 për të cilin Google kishte premtuar se nuk do ta bëj asnjëherë, mirëpo në atë kohë premtimi është bërë nga Marissa Mayer, e cila tani shërben si kryeshefe e Yahoo-së.

Tani diçka është duke u testuar dhe ndoshta pritet të zbatohet, sipas Search Engine Land thuhet se ky aktualisht është vetëm një eksperiment i vogël që po bëhet vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ne s’na mbetet tjetër veç të shpresojmë që ky eksperiment të dështoj. |ameble|

SHPËRNDAJE