SHPËRNDAJE

Testoni iOS 7Zhvilluesit kanë paraqitur një mundësi për të testuar versionin e ri iOS 7, nëpërmes shfletuesit Ueb.

Janë 9to5Mac ata që kanë hasur tek ky demo nëpërmes uebit i cili është krijuar nga Recombu. I gjithë prezantimi i paraqitur është i ngarkuar në serverët e këtij portali, kështu që nuk ka asnjë rrezik nëse e shikoni nga smartphone-i juaj. Sigurisht që  kjo nuk është ajo përvoja e vërtetë e iOS 7, por të paktën ju jep një vështrim më të afërt në aplikacione dhe në ndërfaqen e tij. Më së miri shikohet nga shfletuesit Safari dhe Chrome, nëse përdorni Internet Explorer atëherë kërkohet versioni 10.

Për përdoruesit e Firefox-it dhe Chrome-it mund të përdoret edhe aplikacioni i vërtetë i kamerës për të marr foto nëpërmjet webcam-it. Pas publikimit të këtij prezantimi uebfaqja e këtij portali është ngarkuar nga vizitat, kështu që nëse nuk ju funksionon për momentin duhet ta rifreskoni faqen dhe provoni kohë pas kohë. Kliko këtu për testim. |ameble|

SHPËRNDAJE