Microsoft AdsQeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministri Beqaj me datën 24 qershor 2013 ka pranuar përgjigje zyrtare nga Microsoft-i, në të cilën është konfirmuar thellimi i bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe është konfirmuar që nga viti 2014 do të zgjidhet edhe çështja e përfshirjes së Kosovës brenda sistemeve të Microsoft-it dhe veçanërisht paraqitja e Kosovës në listën e shteteve të Microsoft-it.

Gjithashtu është komunikuar që kanë filluar përgatitjet dhe tashmë janë marrë disa nisma për të mbështetur Kosovën në disenjimin e shërbimeve për e-Qeverisje dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Bazuar në faktin që Republika e Kosovës në vitin 2008 ka shpallur pavarësinë e saj, si dhe duke parë që Republika e Kosovës ka popullsi me moshë mesatare të re, ku pothuajse 58% e tyre shfrytëzojnë internetin apo janë të pajisur me kompjuter, ministri Besim Beqaj gjatë mandatit të tij si Ministër i Zhvillimit Ekonomik ka iniciuar disa çështje që ndërlidhen me avancimin e teknologjisë informative në vend.

Në këtë drejtim, me shkresën e tij zyrtare të datës 11 shkurt 2013, adresuar Steve Ballmer -CEO në Microsoft, janë parashtruar kërkesat  për dhënien e rolit  udhëheqës në disenjimin e shërbimeve për FPR e-Qeverisje të Kosovës në Microsoft, radhitjen e  Republikës së Kosovës në listën e shteteve të Microsoft-it, hapjen e  një zyre të Microsoft-it apo distributorit në Prishtinë, pjesëmarrjen në hapjen e një qendre novacioni të Microsoft-it në Prishtinë, si  dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat e arsimit fillor dhe të mesëm (më shumë se 25% e popullsisë së Kosovës ndjekin shkollat ​​fillore apo të mesme). |digjitale| |ameble|