SHPËRNDAJE

TomTom ka njoftuar për fillimin e pajisjes së re GPS në mënyrë specifike për motoçikleta e quajtur TomTom Rider. Jo vetëm që është pajisje e paketuar në një formë komplete, ajo ka gjithashtu edhe disa karakteristika kyçe që motoçiklistët do ti vlerësojnë.

Më interesante në këto veçori është aftësia për një vozitës të zgjedh opsione të tilla si rrugë më të shpejta apo rrugë më piktoreske.

Pajisja ka një ekran 4.3 inç që mund të kontrollohet, përderisa vozitësi ka të veshura doreza vozitje. Pajisja është projektuar edhe për çdo kushte atmosferike, duke përfshirë shi apo rrezet e diellit të ndritshme. Ai gjithashtu përmban një dok mbushës që ndez dhe ndal pajisjen ne bazë të ndezjes së motorit.

Një tjetër karakteristikë interesante posaçërisht për motoçiklistët është aftësia për të zgjedhur rrugët më lakesa duke u ofruar motoçiklistëve rrugë me shumë kthesa për një udhëtim emocionues. Udhëtimet apo rrugët  gjithashtu mund të shpërndahen me motoçiklistët tjerë nëpërmjet Bluetooth-it dhe pajisje vjen me përditësime falas të hartave.

TomTom Rider do të jetë në dispozicion këtë pranverë për 299$ (223 €). |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE