SHPËRNDAJE

TV

Shkarkimi i torrent-ave ende paraqet një problem të madh botëror në njërën anë, ndërsa në anën tjetër torrent-at paraqesin një mundësi të lehtë për shfrytëzuesit e Internetit që në mënyrë piratërie të shikojnë dhe shkarkojnë filma, muzikë, aplikacione, libra dhe materiale të tjera pa asnjë pagesë të vetme.

Sipas një raporti nga TorrentFreak, TOP 10 filma më të shkarkuar nga Interneti janë:

  1. The Hobbit: An Unexpected Journey   (8,400,000 shkarkime)
  2. Django Unchained   (8,100,000 shkarkime)
  3. Fast And Furious 6   (7,900,000 shkarkime)
  4. Iron Man 3   (7,600,000 shkarkime)
  5. Silver Linings Playbook   (7,500,000 shkarkime)
  6. Star Trek Into Darkness   (7,400,000 shkarkime)
  7. Gangster Squad   (7,200,000 shkarkime)
  8. Now You See Me   (7,000,000 shkarkime)
  9. The Hangover Part 3   (6,900,000 shkarkime)
  10. World War Z   (6,700,000 shkarkime)

Padyshim, numrat e lartë përmendur kanë ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në zvogëlimin e fitimeve të projekteve të realizuara.

Duhet përmendur se në këtë raport nuk janë të llogaritura edhe transmetimet online (streaming) të materialeve të ndryshme piraterie,  që në fakt paraqesin edhe një goditje tjetër të drejtës autoriale si dhe në fitimet potenciale. /ameble

SHPËRNDAJE