SHPËRNDAJE

Si çdo fundvit edhe kësaj radhe po sjellim Top 5 smartphone-at Android më të mirë që mund t’i blini pa pyetur shumë. Fillimisht, kjo listë nuk është në renditje, por që të gjithë këta 5 smartphone janë të vlerësuar, si dhe posedojnë çmim të mirë.

Nexus 6P

Normal! Si ka mundësi të mos e përfshijmë smartphone-in më të fuqishëm Android i cili tani është në treg? Më ketë model vjen Android Marshmallow si dhe merrni përditësimet e fundit përpara të gjitha modeleve tjera Android. Bashkë me versionin dhe përditësimet vjen edhe kamera vërtetë e mirë, pastaj ky smartphone posedon edhe lexuesin për gjurmë gishtash, ekranin Quad HD, trupin nga metali, përkrahje për Google Project Fi etj etj. Atë që nuk e posedon është mbushësi i baterisë pa tela (wireless charging) si dhe mundësinë për zgjerimin e hapësirës. Keq.

BlackBerry Priv

Dikush mund të thotë, pse! Vërtetë elegantë dhe me tastierë unike të mbuluar me një ekran të madh Quad HD, posedon mundësinë për zgjerimin e hapësirës deri 200GB, kamerën 18-megapikselë etj etj. Sipas vlerësimeve thuhet se ky smartphone është e pa mundur të përgjohet.

Galaxy Note 5

Gjithmonë kur bëhen listat e top smartphone-ve Android, është e pa mundur që mos të jetë ndonjë nga kompania Samsung, e sidomos nga seria Note. I fundit Note 5, jo vetëm që ofron procesor të shpejt, por posedon edhe mbushjen e shpejt të baterisë (pa tela), shumë RAM si dhe ka një nga kamerat më të mira në treg. Gjithashtu përkrah Gear VR dhe posedon lapsin S Pen vërtetë të dobishëm.

Moto X Pure

Me siguri se nuk ju ka rënë në duar, por më të vërtet do të kishit dashur ta keni smartphone-in e fundit nga Motorola (apo në të vertetë Lenovo). Ai është Moto X Pure, i serisë Moto, të cilët vazhdojnë të sjellin shumë opsione të ndryshme përmes Moto Maker.

OnePlus X

Vetëm 249$. Kjo është krejt që mund të paguani për një smartphone të vërtetë, vërtetë smartphone Android që posedon shumë karakteristika të mira. Procesorin Snapdragon 801 (që nuk është keq), 3GB RAM, ndërfaqen OxygenOS, hapësirën e brendshme 16GB me mundësi zgjerimi si dhe kamerën kryesore 13-megapikselë. Pra mund t’i bleni deri tre smartphone të këtillë në çmim që mund të bleni një nga ata katër më lartë. Ja vlen! /ameble