SHPËRNDAJE

Kompania Toshiba ka njoftuar për serinë e saj të re të disqeve të brendshme solide të njohur ndryshe si SSD, pra serinë Q Series Pro PC. Kjo seri premton të rris performancën e kompjuterëve. SSD në përgjithësi konsumon më pak energji se disqet standarde, gjithashtu leximi/shkrimi është shumë më i shpejtë.

Toshiba Q Series Pro PC

Seria e re SSD nga Toshiba është gjithashtu një përshtatje e mirë për ultrabooks, pasi që janë vetëm 7mm të trashë dhe kanë dizajn të lehtë, sipas kompanisë.

Nëse keni laptop që posedon trashësi normale 9.5mm, atëherë montimi edhe në këto pajisje është i përshtatshëm. Seria Toshiba Q Pro PC SSD vjen gjithashtu me një softuer shkarkues dhe pa pagesë më të cilin shumë lehtë mund të bëni migrimin apo transferimin e të dhënave nga pajisja ekzistuese tek disku i ri Q Pro PC. Përveç kësaj më të vjen edhe gradacioni tre vjeçar.

Këto disqe nga tani janë në dispozicion në madhësi 128GB, 256GB dhe 512GB. Çmimet janë 159,99$, 309,99$  dhe 739,99$. SSD i ri Toshiba do të jetë në dispozicion nga fundi i këtij muaji. |ameble|