SHPËRNDAJE

Twitter musicTwitter po përpiqet të blejë SoundCloud duke e bërë kështu një tjetër lëvizje në muzikë. SoundCloud me bazë në Berlin është një shërbim falas që u mundëson përdoruesve të fusin dhe shpërndajnë audio muzikë nëpër ueb, që veten e pëlqen ta quaj si “YouTube për audio muzikë.”Në Tetor 2013, kjo kompani kishte njoftuar se ka 250 milionë përdorues.

Nëse arrihet marrëveshja, ku për momentin ende nuk është e sigurt, kjo pritet të jetë blerja më e shtrenjtë e Twitter-it për të cilën thuhet se e ka vlerën rreth 700 milionë $.

Kjo është përpjekja e dytë e Twitter-it për të përfituar nga fakti që disa nga përdoruesit e saj flasin dhe shpërndajnë muzikën apo këngët që u pëlqejnë. Vitin e kaluar, Twitter kishte lansuar aplikacionin Twitter Music, miëpo ky shërbim nuk pati kurrë sukses dhe kështu ata e larguan në muajin Mars.

Të dy kompanitë nuk kanë pranuar të komentojnë sa i përket këtyre thashethemeve. /ameble

SHPËRNDAJE