SHPËRNDAJE

Pas para-lajmërimit për ndryshimin e profilit për përdoruesit –  inspiruar nga Facebook, Twitter tani ka filluar të lansoj pamjen e re të profileve të të gjithë përdoruesit e saj. Shumicës së llogarive u është ofruar mundësia për të kaluar  në version të ri ose qëndruar në versionin e vjetër edhe për një kohë. Gjithsesi se në të ardhmen të gjitha llogaritë automatikisht do të kalojnë në version të ri.

Twitter ameble llogaria

Pamja e ri-dizajnuar e profileve të Twiter-it e bënë më të lehtë shfaqjen e informacioneve të përdoruesit të cilat janë të shpërndara në të gjithë faqen. Fotografia juaj kryesore tani shfaqet në këndin e majtë. Cicërimat (tweets) ende shfaqen në një mënyrë kronologjike dhe postimet me të shikuara do të jenë më të mëdha se sa pjesa tjetër. Gjithashtu mund të zgjidhni një nga cicërimat tuaja dhe të caktoni që të mbetet në krye të profilit tuaj për tu parë nga të gjithë.

Dizajni i ri ofron gjithashtu disa mënyra të reja për të filtruar cicërimat. Nga cicërimat e rregullta tani ju mund të filtroni ato të cilat kanë vetëm video ose foto.

Nëse posedoni një llogari në Twitter vizitoni tani dhe zgjidhni nëse dëshironi të kaloni në versionin e ri? /ameble

SHPËRNDAJE