Pas një serie sulmesh kohëve të fundit tek disa profile, Twitter më në fund po punon që të sjellë mënyrën dy-hapësh (two-step verification) për qasje në llogari.

[youtube id=”IsdvJI0AK5M” width=”600″ height=”350″]

Aktualisht është duke u punuar, kështu qe ende nuk është paraqitur mundësia për një ndryshim të tillë, mirëpo nëse dëshironi ta bëni në mënyrë paraprake, atëherë hapeni llogarinë Twitter shkoni lartë tek Settings, pastaj tek llogaria (Accounts) poshtë gjendet opsioni Siguria e llogarisë (Account Security ) dhe zgjidhni Kërkojë një kod për verifikim kur qasem (Require a verification code when I sign in). Para së të bëni ketë gjithsesi ju duhet të regjistroni një numër kontaktues (Kosova është e përfshirë gjatë regjistrimit të numrit). Dhe në fund ruani ndryshimet (Save changes).

Me pastaj herën tjetër kur i qaseni llogarisë, Twitter do t’ju dërgojë një kod në telefonin tuaj që ju nevojitet ta vendosni para se të hyni në llogarinë tuaj Twitter, metodë e ngjashëm vlen edhe në aplikacionet e pajisjeve mobile.

Kjo metodë do të bëjë llogarinë e Twitter-it shumë më të sigurtë, kështu që mbetet të shpresojmë për më pak sulme të llogarive në të ardhmen. |ameble|