Ubisoft gjatë fundjavës ka konfirmuar se loja e ardhshme e tyre e serisë Assassin’s Creed do të luhet në kohën e Revolucionit Francez dhe do të quhet Assassin’s Creed Unity.

Në të njëjtën kohë Ubisoft ka publikuar gjithashtu edhe video Trailer-in e shkurtër për ketë lojë, që pritet të jetë gati për shitje nga periudha e festave të fundvitit. “Në lojën e re Assassin’s Creed kemi punuar për më shumë se tre vjet edhe pse nuk ishim tamam të gatshëm për të treguar vizionin tonë të plotë në një version tjetër të kësaj lojë,” kanë thëna ata.

Kështu që me poshtë mund të shihni një pamje të parë nga Assassin’s Creed Unity. /ameble

[youtube id=”wLcjwqXATIM” width=”600″ height=”350″]