SHPËRNDAJE

Samsung posedon disa pajisje të reja që shumë shpejt pritet ti lansoj, një prej tyre është edhe tableti i shumë përfolur Samsung Galaxy Note 3, që si duket gabimisht është konfirmuar nga uebfaqja e Samsung-ut.

Sipas Techtasic, Galaxy Note 3 u konfirmua në uebfaqen e Samsung-ut në Kazakistan, të cilën mund të shihni në foton e më poshtme:

Samsung Galaxy Note 3

Galaxy Note 3 është përfolur të vijë me procesorë Qualcomm Snapdragon 800 të ri, më parë është thënë se pajisja do të shfaqet me procesorin OCTA Exynos 5, kështu që është e mundur se do të ketë dy versione të tij.

Karakteristikat e tjera qe janë përfolur përfshijnë ekranin e plotë me definicion të lartë 5.9 inç me rezolucion 1920X1080 pikselë, zgjedhjen për hapësirë për ruajtje e të dhënave prej 16GB, 32GB ose 64GB.Tableti Galaxy Note 3 do të vijë me Android Jelly Bean. Për informata tjera do të informojmë me kohë. |ameble|

SHPËRNDAJE