SHPËRNDAJE

Jemi në fillimi të një epoke të re ku teknologjia e printimit 3D ka filluar me përdorimin e saj jo vetëm në fushën e inxhinierisë dhe arkitekturës, por edhe në modë. Në javën e modës në Paris (Paris Fashion Week), kompanitë e printimit 3D Stratasys dhe prodhuesi tjetër Materialise, kanë ekspozuar bashkëpunimin e fundit të tyre me printime 3D të cila përfshinë dizajne të veshjeve me copa 3D dhe qepje.

Të dy kompanitë me printime 3D u shfaqën në krijimet e 11 dizajnëve të dizejnerit holandez Iris van Herpen. Si rezultat është dizajni që përfshinë të dy materialet e buta dhe të forta.

Harpen ka thënë se profesori nga MIT Media Lab, Neri Oxman dhe arkitektja në UCLS Julia Koener gjithashtu kanë kontribuar në këto dizajne, mendoj së nganjëherë në mode nuk është e rëndësishme vetëm konsumimi, nganjëherë mund të jetë edhe diçka me shumë, por për mua është fillimi i vetë nxjerrjes së ideve, kështu që puna ime vjen nga idetë abstrakte duke përdorur këtu teknika te reja 3D.

Teknologjia e printimit 3D me herët është përdorur në stoli, dizajne industriale, arkitekturë, inxhinieri, ndërtim si dhe shumë fusha të tjera dhe që nga fillimi i shekullit 21 ka pasur një rritje të madhe në shitjen e këtyre makinave, dhe çmimi i tyre ka rënë ndjeshëm kështu që tani ka ardhur mundësia të përdoret edhe ne fushën e modelimit. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE